Edmond Dantes Adventure

Edmond Dantes Adventure www.touradventure.al
--
Tour guide (EN/RO), filmmaker, journalist & fixer for foreign media. Specialized in multimedia projects: photo, video, drone.

DM for tours or media collaborations.
🔗 linktr.ee/edmond.prifti


--

KJO FOTO LART ËSHTË FAKE. KJO POSHTË ËSHTË E VËRTETA. LE TA MËSOJË GJITHË SHQIPËRIA!Po qarkullon një foto e ulët nga faq...
06/09/2026

KJO FOTO LART ËSHTË FAKE. KJO POSHTË ËSHTË E VËRTETA. LE TA MËSOJË GJITHË SHQIPËRIA!

Po qarkullon një foto e ulët nga faqet "Këshilla Islame" ku Nëna Tereza quhet trafikante dhe krahasohet me një nënë tjetër.

Turp! Dhe ja e vërteta me fakte:

1. Familja e saj vdiq në mjerim në Tiranë dhe diktatura nuk e la kurrë t'i shihte.

Nëna e saj Drane Bojaxhiu dhe motra Age Bojaxhiu jetuan në varfëri të plotë në Tiranë, të persekutuara nga regjimi i Enver Hoxhës. Nëna Tereza kërkoi për vite me radhe vizë për t'i parë. Regjimi ia refuzoi sistematikisht.

Drania vdiq në 1972 dhe Agia në 1973-74, pa e parë kurrë më Gonxhen e tyre. Ajo qante me lot në Kalkuta. Vetëm në gusht 1989, 1 vit e gjysmë para rënies së murit, e lanë të hynte për të qarë mbi varret e tyre.

2. Ajo ishte dhe mbeti SHQIPTARE.

E dinte dhe e fliste shqipen. Lutjet e para i mësoi shqip. Vetë tha para botës:
"Nga gjaku jam Shqiptare, nga shtetësia Indiane, nga besimi murgeshë Katolike, por nga zemra i përkas plotësisht Zemrës së Jezusit."

3. Po, këmbët e saj të deformuara në foton tjetër që po qarkullon janë 100% TË VËRTETA. Por jo për t'u tallur, për t'u përlotur!

Ato këmbë nuk janë sëmundje. Janë shenjtëri.
Në Kalkuta vinin këpucë të dhuruara. Ajo zgjidhte gjithmonë të fundit dhe merrte palën më të keqe, më të grisur, më të vogël, që motrat e tjera të mos vuanin. Vite të tëra me këpucë që nuk i bënin, ia deformuan kockat, ia palosën gishtat.

Ato këmbë ecën për të varfrit. Ato këmbë janë prova që ajo e jetoi dashurinë, nuk e predikoi vetëm.

Prandaj mos e krahasoni kurrë. Njëra nënë dha 58 anëtarë për kombin, respekt i përjetshëm. Tjetra, Gonxhja jonë, i dha botës 517 misione bamirësie, mori Nobelin dhe u bë Shenjtore, duke e bërë emrin SHQIPTAR të famshëm në gjithë planetin.

Mos shpërndani helm në emër të fesë. Nënë Tereza nuk ishte e katolikëve, as e indianëve. Ishte e jona.

Lavdi Gonxhe Bojaxhiut! 🇦🇱

05/09/2026

Welcome to Tirana

Ju prezantojmë Median Shqiptare...
31/08/2026

Ju prezantojmë Median Shqiptare...

23/08/2026

Rocky Balboa ai i vërteti

23/08/2026

CD filluan të zhduken në vitin 2008, por në vitin 2026 i gjen si fosile tek kthesa e Divjakës

16/08/2026

Kur turistët e huaj, nuk e kuptojnë që është festë kombëtare apo dasmë! A është normale me buri makinash, një dasmë?

11/08/2026

Cuf Cuf Cuf emergjencat

03/08/2026

E njëjta energji, 50 vite më pas

02/08/2026

Free Palestine vs. Kosova është Serbi

02/08/2026

Kur empatizmi kthehet në realitet

Address

Rr Todi Shkurti, Lagja 1, Tiranë
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Edmond Dantes Adventure posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Edmond Dantes Adventure:

Shortcuts

Share