15/07/2026
Babi e ka talent të lindun t’i bëjë njerëzit bashkë. Ai i kthen idetë në traditë dhe traditën në kujtime.
Prej kohësh e mban gjallë këtë aventur të përvitshme, duke mbledh familjen e miqtë për disa ditë në natyrë, ku nuk mungojnë as të qeshurat, as bisedat e gjata, e as ushqimi i mirë.
E nana? Ajo është motori i padukshëm i të gjitha udhëtimeve. Gjithmonë pranë babit, duke u kujdes që çdo gjë të ecë si duhet dhe duke i dhënë gjithë grupit energjinë, dhe gjallërin që e karakterizon.
Valbonë 2026... një tjetër kamp, shumë kujtime dhe arsye edhe më shumë për t’u mbledhur sërish.