Fshati Rekë

Website

Fshati Rekë Kjo faqe dokumenton dhe promovon jetën, natyrën dhe trashëgiminë e fshatit Rekë. E gjithë përmbajtja në këtë faqe është e mbrojtur me të drejta autoriale. ©

08/10/2026

Një përmbledhje e bukur e Rekës sonë, përmes pamjeve nga ajri. ❤️

Aty ku çdo pamje të kujton vendlindjen… 🇦🇱🫶🏽
05/10/2026

Aty ku çdo pamje të kujton vendlindjen… 🇦🇱🫶🏽

Përshëndetje me këtë pamje të bukur, ku duket një pjesë e Rekës dhe e Tunelit të Parë. ❤️
04/10/2026

Përshëndetje me këtë pamje të bukur, ku duket një pjesë e Rekës dhe e Tunelit të Parë. ❤️

Një vend, mijëra kujtime… ❤️Ka vende që nuk janë thjesht vende, por pjesë e historisë sonë. Një prej tyre është “Te Bara...
01/10/2026

Një vend, mijëra kujtime… ❤️

Ka vende që nuk janë thjesht vende, por pjesë e historisë sonë. Një prej tyre është “Te Baraka”, vendi ku dikur mblidhej e gjithë Rekës, e sidomos rinia.

Në ato kohë, ishte e pamundur të kaloje andej e të mos gjeje dikë. Kishte gjithmonë zëra, biseda, të qeshura dhe shoqëri. Aty u krijuan miqësi, u ndanë shumë momente të bukura dhe mbetën kujtime që sot i kujtojmë me shumë mall.

Sot, gjithçka është ndryshe. “Te Baraka” është bosh, pa njerëzit që dikur i jepnin jetë. Edhe vendi nuk duket më si atëherë, por kujtimet kanë mbetur po aty.

Ishin kohë të bukura, momente që gjeneratat e sotme ndoshta nuk do të kenë mundësinë t’i përjetojnë njësoj.
“Te Baraka” mbetet një copëz e bukur e historisë së Rekës, një vend ku dikur mblidhej rinia dhe ku sot na kthehen kujtimet.

Urime pensionimin, Jashar Jusufi…Me shumë respekt dhe krenari, sot i kushtojmë disa fjalë njërit prej bijve tanë, Jashar...
30/09/2026

Urime pensionimin, Jashar Jusufi…

Me shumë respekt dhe krenari, sot i kushtojmë disa fjalë njërit prej bijve tanë, Jashar Jusufit, i njohur si Jasha, i cili pas shumë vitesh punë dhe përkushtim, ka përmbyllur një kapitull të rëndësishëm të jetës së tij profesionale.

Jashari për shumë vite shërbeu si zjarrfikës në rajonin e Mitrovicës, duke treguar guxim, përgjegjësi dhe përkushtim në një profesion që kërkon sakrificë dhe zemër të madhe. Me punën e tij, ai kontribuoi në mbrojtjen dhe shpëtimin e jetëve dhe pasurisë së qytetarëve.

Mbrëmë, kolegët e tij i përgatitën një pritje të bukur me rastin e pensionimit, si shenjë respekti dhe mirënjohjeje për vitet e kaluara së bashku.

Në emër të Faqes Zyrtare të Fshatit Rekë dhe të gjithë banorëve të fshatit tonë, i urojmë kushëririt tonë Jashës pensionimin e merituar.

Të urojmë mbi të gjitha shëndet, qetësi, gëzim dhe shumë vite të lumtura pranë familjes dhe njerëzve të dashur.

Reka e bukur, me pamje nga lart. Ju urojmë një fundjavë të këndshme! ❤️
26/09/2026

Reka e bukur, me pamje nga lart. Ju urojmë një fundjavë të këndshme! ❤️

Përshëndetje nga Reka me këtë pamje të bukur nga droni… ❤️
23/09/2026

Përshëndetje nga Reka me këtë pamje të bukur nga droni… ❤️

16/09/2026

HISTORIA NUK MUND TË RISHKRUHET

Faqja e Fshatit Rekë si faqe e vetme përfaqësuese e zërit të fshatit, shpreh pakënaqësinë e saj të thellë ndaj vendimit të sotëm për dënimin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Për ne, UÇK-ja ishte ushtria që doli në mbrojtje të popullit dhe tokës së këtij populli. Fjalia hyrëse e gjyqtarit Smith III se “UÇK ishtë një organizatë e cila luftoj për pavarësinë e Kosovës”, do të duhej që ta ndiqte sentencën e veprimtarit Adem Demaçi se “… nuk mund të barazohet ai që lufton për liri, me atë që lufton për shfarosje…”

Në këto rrethana historike lindi UÇK.

Tendenca e trupit gjykues për ta relativizuar peshën e vendimit duke pretenduar që këtu gjykohen a priori “individë dhe përgjegjësia individuale e këtyre individëve në lidhje me krimet e pretenduara, e jo UÇK-ja, si organizatë politiko-ushtarake që luftoi për pavarësinë e Kosovës” nuk qëndrojnë.

Për fat të keq konteksti metonimik tregon se këta njerëz janë në një mënyrë apo në një tjetër vetë UÇK-ja. Çdo cenim i veprimit apo mosveprimit të këtyre individëve, të udhëheqësve të UÇK në atë periudhë kohore, do ta cenonte qenësinë dhe arsyen e qenies së vetë UÇK-së, qëllimit të saj njerëzor dhe hyjnor për shtet të lirë dhe të çliruar.

Mbesim me shpresë në apelimin e këtij vendimi nga mbrojtja dhe marrjen e një vendimi të drejtë duke e mbrojtur të vërtetën dhe duke qëndruar në të vërtetën.

Deri atëherë bëjmë thirrje për përmbajtje, tolerancë dhe unitet popullor e politik për përkrahjen e më të shenjtës, UÇK.

Fshati Rekë 🇽🇰

Reka vishet me flamujt e UÇK-së! 🇦🇱Një pamje që sjell krenari, respekt dhe kujtim për ata që sakrifikuan për lirinë e Ko...
11/09/2026

Reka vishet me flamujt e UÇK-së! 🇦🇱

Një pamje që sjell krenari, respekt dhe kujtim për ata që sakrifikuan për lirinë e Kosovës.

Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe respekt për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

❤️

NJOFTIMSot kanë përfunduar punimet për sanimin dhe mbylljen e gropave përgjatë segmentit të rrugës Shala e Bajgorës, i c...
07/09/2026

NJOFTIM

Sot kanë përfunduar punimet për sanimin dhe mbylljen e gropave përgjatë segmentit të rrugës Shala e Bajgorës, i cili kalon nëpër fshatin Rekë.

Këto ndërhyrje kanë përmirësuar gjendjen e rrugës dhe kanë rritur sigurinë e qarkullimit për banorët, drejtuesit e automjeteve dhe të gjithë qytetarët që e shfrytëzojnë këtë rrugë.

Shprehim mirënjohjen dhe falënderimin tonë për të gjithë punëtorët e angazhuar në realizimin e këtyre punimeve, të cilët, pavarësisht temperaturave të larta, kanë punuar me përkushtim për përmirësimin e kësaj rruge.

Address

Mitrovica

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fshati Rekë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category