• Amonica •

• Amonica • ❶ Mirësevini në Amonicë të Vlorës 🧡 E dini pse e duam Amonicën...?

Në rradh të parë e duam sepse është origjina jonë...:) Eshtë vendi ku kemi lindur, rritur dhe luajtur me ato pak lojra që ishin interesante dhe ne kënaqeshim së tepërmi...:D E duam Amonicën sepse na e zbardh faqen gjithmonë në cdo situatë, kur themi: "Jam Amoniciot/e"...(Y) Të bëhet zemra mal kur nga goja e një njeriu tjetër dëgjon: "Je nga Amonica, sa mirë"...:3 E duam Amonicën sepse ajo na jep ngrohtësi dhe na mbush me shpresë...8) E pra një Big Like shkon për ata që e duan, dhe e mbrojnë Amonicën dhe vendlindjen e tyre...:))

...:)) ♥♥♥

Gjëja më e shtrenjtë! Vendi ku u lindëm e u rritëm, ku morëm mësimet e fëmijërisë, ku jetuam gëzimet dhe hidhërimet tona....;) Aty u formuam, hodhëm hapat e parë dhe nisëm rrugën e jetës...:) Vendlindja është kjo tokë, këta gurë e drurë që në çdo moment na kujtojnë origjinën tonë....(Y) Lavdia e të parëve është dritë për pasardhësit! Është thirrja e kohës për të njohur Vendlindjen dhe kushtrimi i të parëve për të dashur atdheun...:)

Amonica është e rrethuar me kodra dhe pyje të bukur, të cilat edhe më tepër ia shtojnë bukurinë...(Y)

02/09/2026

Kur këndon Beqar Palaj, kënga labe merr tjetër bukuri… 😍
Djalë i Amonicës, me zë të ëmbël, të shtruar e plot ndjenjë, që të sjell mallin e vendlindjes dhe aromën e Labërisë. 🫶🏻

Në Amonicë, aty ku na gëzon zemra 🤲🏻🫶🏻🙏🏻
31/08/2026

Në Amonicë, aty ku na gëzon zemra 🤲🏻🫶🏻🙏🏻

Malli për fshatin, për shokët dhe futbolli që na mungon. ⚽️❤️Ka disa kujtime që nuk plaken kurrë… 😔Mjafton një fotografi...
29/08/2026

Malli për fshatin, për shokët dhe futbolli që na mungon. ⚽️❤️

Ka disa kujtime që nuk plaken kurrë… 😔
Mjafton një fotografi, një fushë e thatë, një portë e vjetër dhe të kthehesh menjëherë pas në kohë.

Na merr malli për shokët ku lindëm, për ato ditë kur ishim shumë, kur fusha mbushej me shokë e zërat tanë dëgjoheshin deri larg. Futbolli nuk kishte nevojë për fusha perfekte, as për fanella e këpucë të shtrenjta. Kishim vetëm një top, dy porta dhe dëshirën për të luajtur deri sa të perëndonte dielli.

Qeshnim, ziheshim për një gol, pajtoheshim pas pesë minutash dhe vazhdonim lojën sikur të mos kishte ndodhur asgjë. 😄

Sot ndoshta jemi shpërndarë nëpër qytete e vende të ndryshme, jeta na ka marrë secilin në rrugën e vet, por kur shohim këto pamje, na duket sikur dëgjojmë përsëri thirrjet e shokëve: "Tek fusha në orën 7!”

Sa shumë mall për ato kohë. Mall për fshatin, mall për shokët, mall për fëmijërinë dhe për futbollin e bukur kur ishim shumë. ❤️⚽️

Ndoshta fusha sot është ndryshe, por kujtimet e saj do të mbeten gjithmonë të njëjta. 😔

28/08/2026

Me këngën e bukur labe, Mujo, bashkë me djemtë e fshatit tonë na sjell edhe një herë atë zërin e bukur dhe shpirtin e vendlindjes. ❤️

E përshëndesim me shumë respekt Mujon, si më të moshuarin mes nesh, por që në shpirt e në zemër ndihet ende djalë i ri, plot energji, pasion dhe dashuri për këngën labe. 😍

Të këndoftë zemra gjithmonë, o Mujo! 👏

Amonica bashkon brezat! 🇦🇱🫶🏻🇦🇱

28/08/2026

Këtu në sofrën bujare, Amonica na bashkon 🫶🏻

27/08/2026

Respekt për gjithë djemtë e Labërisë që e trashëgojnë këngën labe dhe e kanë në vena 🫶🏻

27/08/2026
27/08/2026

Në Amonicë në shtëpinë tonë, ku ka lindur kënga labe 🫶🏻🤲🏻❤️

Një thirrje për të rinjtë e Amonicës ❤️Djemtë e Amonicës, le të bashkohemi për një gjë të vogël, por shumë të bukur për ...
24/08/2026

Një thirrje për të rinjtë e Amonicës ❤️

Djemtë e Amonicës, le të bashkohemi për një gjë të vogël, por shumë të bukur për vendlindjen tonë.

Le të vendosim disa tabela me emrin “AMONICË”: që nga Kota, në Ploçë, në hyrje të fshatit dhe në dalje të tij.

Nuk është e rëndësishme sa jep secili. Pak nga pak, bëhet shumë. Një kontribut i vogël nga secili prej nesh mund të sjellë një ndryshim të madh dhe ta bëjë emrin e Amonicës më të dukshëm për këdo që kalon dhe si pikë orientimi.

Mendoni sa bukur do të ishte që dikush të kalojë, të shohë tabelën AMONICË, të ndalojë, të bëjë një foto dhe ta ndajë me të tjerët. 🫶🏻

Kjo është një mënyrë e vogël për të treguar dashurinë dhe krenarinë për vendlindjen tonë.

Prandaj, le të japim ide, të bashkohemi dhe ta realizojmë së bashku.
Pak lekë nuk janë asgjë për emrin e bukur të fshatit tonë.

Amonica është e jona. Ta bëjmë emrin e saj të duket kudo! ❤️

Gusht 26' 🫶🏻
19/08/2026

Gusht 26' 🫶🏻

Address

Amonica

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when • Amonica • posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category