ArtGeo Folk

ArtGeo Folk Krjime muzikore me teme folklorin e pasurine shekullore te shpirtit te nje kombi. Historia qe shkruhet ne gojedhena e ne zerat e kenges se lashte

🎥 ArtGeo Media Folk
🎥 Për bashkëpunime, video, dokumentarë dhe reportazhe
👉 Na shkruani direkt në Messenger – ArtGeo Folk
Videografi – Traditë – Histori
Videoklipe, Reportazhe, dokumentarë, kujtesë kulturore e Shqipërisë
“Kujtime me Diell Shqipërie”

19/06/2026

Reportazh dhe ftese!

E moren udhetimin, se bashku me kryesine e shoqates "Rromsi" DHE ORGANIZATORET, per te folur me banoret per kete nisme te bukur qe te bashkohemi ne festen e pervitshme. Gurgullima e Shushices shoqweronte me ison e gureve te Lumit te Bardhe, si kenga e perendive, deri ne gryjkederdhjen e saj ne Vjose.

Rromësi… I shtrirë ëmbël mbi kodrat e gjelbëruara që duket se ende ruajnë freskinë dhe shpërthimin e lulëzimit pranveror, ky fshat fillon të na flasë. Na flet me zërin e heshtur të gurëve të tij, me fëshfërimën e rrepeve shekullorë dhe me rrjedhën e pashtershme të Vjosës plakë, që dëshmon prej shekujsh historinë e këtij trualli. Përpara se të kthehet në stacionin e një malli të madh e të përlotur, Rromësi na fton të kthejmë fletët e kohës, atje ku heroizmi dhe qëndresa u bënë zeri e parë e kësaj treve

16 gusht 2026. Rromësi takon bijte e permalluar ne Takim brezash


14/06/2026

16 gusht 2026. Rromsi takon bijtë e përmalluar në “Takim brezash”
16 gusht, Nga skajet e botës vijne bijtë e bijat rromsiot të cmallen nw këtë shesh, të këndojnë ëndrrat e fëmijërisë në rrugicat e shtëpive, e të ndezin yjet me dritën e shpirtit. Eja në 16 gusht, Eja edhe ti, bashkohu me zërin e vendlindjes.

Nje mbremje e paharruar me artistet e kenges shumezershe, grupi lab "Rromsi", mjeshtri Nazif Cela, artisti Bujar Asqeriu. Kengetaret e muzikes folk Ermelinda Bixhaku e Monteljo Zeka, Rei Likaj, Jakup Kalivaci e shume te tjere.
Gjithe mbremja e dokumentuar vizualisht nga TV Apollon dhe gazetari Gentjan Banaj.

Mjedisi I stolisur nga “Elira” grup, tavolina e e karrige ku cdo kush mud te shijoj darken me familjen gjate spektaklit. Skena madheshtore, e ndricimi Nga Elira Grup dhe TV Apollon. gjithcka e organizuar me detaje. 16 gusht. Eja ne Rromes te festojme se bashku!
Ju mirepresim!

30/05/2026

"Ujvara e Rasalit" ne fshatin Velçe, Vlore, nje monument natyror me bukuri te virgjer qe se shpejti kthehet ne nje atraksion te vizitueshem nga turistet vendas dhe te huaj. Ujvara e Rasalit eshte 80 metra e larte qe furnizohet nga nje burim ujor naryror nga rrjedhat e malit te Tartarit dhe i paprekur nga dora e njeriut. Me hapjen e rruges nga mjetet e renda, eshte lehtesisht e vizitueshme per gjithkend qe deshiron te shijoje bukurine e natyres shqiptare.

11/04/2026

Edhe 100 Yzeir Llanaj. Rrofsh e kendofsh sa te kesh fryme. Kenga dhe tradita mallakstriote ruhet gjate dhe e gjalle ne kujtesen kolektive, sepse bartes, krijues e kengetare te palodhur si Ju e kenduan dhe e percollen ne breza. Jetofsh gjate, e me kenge ne buze. ArtGeo Folk Studio Ju uron per ditelindje. Paç shendet e jete mjeshtri i kenges vendçe mallakastriote!


02/04/2026

Avdi Zholi, me zërin si malet e kurvelesh*t. I paharruar!


18/03/2026

Në kujtim të mikut të çmuar AVDI ZHOLI. I paharruar artisti dhe njeriu me zemër të bardhë!
Do dëshiroja ta ruaja kështu në kujtesë, të gjallë e të lartësuar ashtu si Avdiu e meritonte.

Intervista është regjistruar tek rrepet në Progonat gjatë eventit për birin kësaj treve, Avdi Zholi, nderuar me titullin "Qytetar Nderi" i Tepelenës, akorduar nga bashkia e këshilli bashkiak për aktivitetin e tij sportiv, historik e kulturor.

Address

Farkë

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when ArtGeo Folk posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to ArtGeo Folk:

Share