01/09/2026
Mbi fiksionin dhe të vërtetën e imazhit fotografik të arkivës
Biseda mbështetet në prurjet e dy arkivave fotografike, të Marubit dhe të ATSH. E para, e lindun si një aktivitet privat, me iniciativë të lirë, mbizotnohej nga prurjet e nje kujtese individuale por me pranine e ndjeshme edhe të një kujtese kolektive falë përfshimjes patriotike të fotografëve. E dyta kërkoi të mbulonte qysh në krye të herës kujtesën kolektive dhe kështu punësoi fotografë.
Fotografia, brenda sinoreve të saj, zotëron një vlerë dramatike të pakrahasueshme: ndjenjën se momenti i ngrirë ka qenë vërtetë, e ishte pikërisht ashtu.
Domethania dhe referenca nuk qëndrojnë te fotografia në vetvete. Ato dalin prej asaj çfarë bajmë ne me imazhe të tilla, prej mënyrës se si i mveshim ato me njohuni dhe dëshirë, prej mënyrës se si i lejojmë ato të na ndikojnë nën rrethana të veçanta dhe t’i vemë ato përkundrejt sfondit të kumtesave në garë. Simbas Sontag, domethania e imazheve fotografike, tue përfshi atë çfarë kanë me thanë mbi jetën, vdekjen dhe kujtesën, gjithmonë vijnë në shumës: ato i flasin ndryshe audiencave të ndryshme dhe kohëve të ndryshme.
Prof. Doc. Zef Paci
GJONMILI_IVA Festival
Qershor 2026