09/09/2026
Sukaxhia po merr jetë! 🌿🏡
Banorët e vjetër po rikthehen te trojet e tyre, duke bërë investime me shpresën që një ditë të kthehen përfundimisht në vendlindje.
Është rehabilituar rruga nga Kryqja deri te Qafa e Pazarit, një hap i rëndësishëm për lidhjen dhe zhvillimin e zonës.
Deri tani, 3 familje kanë sistemuar trojet e vjetra dhe kanë mbjellë pemë frutore. 🌳🍎
Pak nga pak, po rikthehet jeta aty ku dikur kishte shtëpi, familje dhe kujtime.
Sukaxhia nuk po harrohet. Sukaxhia po ringjallet! ❤️