29/06/2026
👀 🇯🇵🔴🔵…
Klinti Qato version anime Japoneze 🤪.
Për të gjithë ne që jemi rritur me filmin vizatimor “Oli e Benji”, nuk ka si të mos na kapë syri këtë ngjashmëri! Është e pamundur të mos kujtosh lojtarin legjendar dhe kapitenin e Muppet, Mark Lenders me mëngët e ngritura mbi supe.
Grinta dhe shpirti luftarak, ai nuk dorëzohet kurrë dhe lë shpirtin në çdo cep të fushës.
Një “bishë” e vërtetë në duelet trup me trup, duke e bërë një makth për kundërshtarët.
“Gjuajtja e Tigrit”: Ato goditje të fuqishme drejt portës na kujtojnë fiks super-gjuajtjet që shkatërronin rrjetat në film!