28/05/2026
Më 20 Maj 2026, ADRA Albania organizoi Konferencën Përmbyllëse të projektit “Edukim, Ndërgjegjësim dhe Parandalim i Dhunës me Bazë Gjinore”, një iniciativë e realizuar në kuadër të programit të mini-granteve RISE HER, financuar nga Bashkimi Europian dhe implementuar nga World Vision në bashkëpunim me Forumi i Gruas Elbasan.
Ky projekt synoi fuqizimin e fëmijëve, prindërve dhe komuniteteve lokale përmes edukimit, ndërgjegjësimit dhe promovimit të vlerave të respektit, barazisë dhe mosdhunës. Përgjatë implementimit të projektit, pjesëmarrësit u pajisën me njohuri dhe aftësi për të kontribuar në krijimin e mjediseve më gjithëpërfshirëse, të sigurta dhe pa dhunë.
Konferenca shërbeu si një moment reflektimi mbi rrugëtimin e projektit, duke prezantuar rezultatet e arritura, sfidat e hasura dhe ndikimin pozitiv në komunitet. Aktiviteti mblodhi përfaqësues të institucioneve lokale, organizatave partnere, komunitetit dhe të rinjve, duke nxitur diskutime mbi rëndësinë e bashkëpunimit në parandalimin e dhunës me bazë gjinore dhe fuqizimin e komuniteteve.
ADRA Albania falënderon të gjithë partnerët, pjesëmarrësit dhe mbështetësit që kontribuan në suksesin e këtij projekti dhe në promovimin e një shoqërie më të sigurt dhe më të barabartë për të gjithë.