EJAlbum

EJAlbum Realizojmë produkte fotografike për çdo event. Nga albumi tek ekspozita. Çdo produkt prodhohet e Kërkoi EJAlbum fotografit tënd...

YELLOW SPOTS IN THE BLACK BOX ALKAN NALLBANI                                                                            ...
19/12/2025

YELLOW SPOTS IN THE BLACK BOX
ALKAN NALLBANI Ekspozitë personale
Kuruar nga: Ardian Isufi & Elton Koritari

18 Dhjetor 2025 - Shkurt 2026
Ceremonia e hapjes: 22 Dhjetor 2025 - ora: 18:00

OPEN ART GALLERY
Prishtinë (KS)

Jeni të ftuar në çeljen e ekspozitës personale të artistit të njohur shqiptar Alkan Nallbani pranë Open Art Gallery, Prishtinë, Kosovë. Kjo ekspozitë është konceptuar enkas për dy-vjetorin e galerisë dhe vendos theksin mbi procesin e kërkimit të dritës në shtresat e errëta të perceptimit dhe përvojës kohore.

“Yellow Spots in the Black Box” frymëzohet nga një tension poetik: njolla drite që shfaqen brenda një hapësire të errët, tëmbyllur, e të pakapshme. Alkan Nallbani përdor stigmatpiktorike si shenja të jetës, kujtesës, energjisë dhe zbulimit, ndërsa kutinë e zezë si objekt metaforik “pinhol-i” që shfaqet sisubjekt në brendësinë e njeriut, për realitetet e fshehura, përuniverset që ekzistojnë përtej shikimit të menjëhershëm

I lindur në Shqipëri në vitin 1971, Alkan Nallbani u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura të Shqipërisë, duke vazhduar arsimimin e tij në Akademinë e Arteve të Bukura në Firence, Itali dhe në Kolegjin e Artit dhe Dizajnit Corcoran, në Uashington, D.C.

Ndër artistët më të mirë shqiptarë të atij brezi, mund të veçojme nga cv e tij e gjatë pjesëmarrjen në Bienalen Harnett në vitin 2010 dhe në Bienalen e Pragës në vitin 2009, Çmimin Mulliqi në vitin 2016, pjesmarrjen në Bienalja e 7-të Ndërkombëtare e Arteve Pamore Villa Farsetti, etj. Alkan Nallbani ka pjesmarrje në shumë ekspozita personale dhe në grup në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.

Artisti jeton dhe punon në Princeton, New Jersey / Firence, Itali / Berat, Shqipëri.

Shqipëria 1921 – Eugène PittardPunëtori & Ekspozitë FotografikeKubi i Kinemasë – Qendra Piramida16 Dhjetor 2025 | Ora 14...
13/12/2025

Shqipëria 1921 – Eugène Pittard

Punëtori & Ekspozitë Fotografike
Kubi i Kinemasë – Qendra Piramida
16 Dhjetor 2025 | Ora 14:00

Pas suksesit të ekspozitës trejavore në COD – Qendra për Hapje dhe Dialog, projekti “Shqipëria 1921 – Eugène Pittard” rikthehet për publikun e gjerë shqiptar, kësaj here në një kontekst të hapur urban, në parkun e Qendrës Piramida. Ky rikthim shënon jo vetëm një zhvendosje fizike të ekspozitës, por edhe një hapje të re konceptuale drejt dialogut, edukimit dhe përfshirjes aktive të publikut.

Punëtoria e hapur, e organizuar në bashkëpunim me pedagogët Kein Katroshi, Orestia Kapidani dhe Harri Aleksi, me studentë të Universitetit New York Tirana dhe Universitetit të Arteve Tiranë, mentoruar nga kuratori i ekspozitës Elton Koritari, synon të krijojë një hapësirë reflektimi mbi fotografinë si dokument historik, si akt humanist dhe si mjet interpretimi bashkëkohor. Përmes diskutimeve, leximit të imazhit dhe ndërhyrjeve instalative, pjesëmarrësit ftohen të rishikojnë marrëdhënien mes fotografit, subjektit dhe kontekstit historik.

Vepra fotografike e Eugène Pittard përçon gjendjen njerëzore në një moment të brishtë të historisë shqiptare dhe përfaqëson një nga dëshmitë më të hershme të asaj që sot do ta quanim fotografi sociale. Në qindra imazhe, Pittard i sheh shqiptarët jo si objekte studimi të ftohtë antropologjik, por si individë me dinjitet, histori dhe prani të gjallë. Syri i tij humanist ndërton një narrativë që tejkalon dokumentimin shkencor dhe shndërrohet në një akt respekti dhe empatie.

Ekspozita në Qendrën Piramida propozon një udhëtim në kohë përmes fotografisë dhe instalacionit, duke e transportuar publikun në vitin 1921 – një moment themelor, por i pasigurt për Shqipërinë. Në këtë përvojë, imazhet nuk shfaqen vetëm si relike të së shkuarës, por si mjete për të reflektuar mbi identitetin, kujtesën kolektive dhe mënyrën se si historia vizuale vazhdon të ndikojë perceptimin tonë sot.

Kjo punëtori–ekspozitë synon të jetë një platformë e hapur ku fotografia historike takon praktikën bashkëkohore, dhe ku publiku bëhet pjesë aktive e procesit të interpretimit dhe ripërfytyrimit të së shkuarës.

Jeni të gjithë të ftuar.

Shqipëria 1921 - Eugène PittardEkspozitë FotografikeQendra Piramida10 - 12 Dhjetor 2025Hapja: 10 Dhjetor 2025 - Ora: 11:...
10/12/2025

Shqipëria 1921 - Eugène Pittard
Ekspozitë Fotografike

Qendra Piramida
10 - 12 Dhjetor 2025
Hapja: 10 Dhjetor 2025 - Ora: 11:00

Pas suksesit të ekspozitës trejavore në COD - Qendra për Hapje dhe Dialog, “Shqipëria 1921 - Eugène Pittard” rikthehet sërish për publikun e gjërë shqiptar, kësaj radhe në ambjente të hapura, në parkun e Qendrës Piramida.

Vepra fotografike e Pittard përçon gjendjen njerëzore dhe si e tillë ajo është dëshmi e hershme e një fotografie sociale. Në qindra fotografitë e tij, Pittard, me syrin e tij prej humanisti, i shikoi shqiptarët jo si objekte studimi të ftohtë, por si dëshmitarë të gjallë të një historie që meritonte të ruhej, të respektohej dhe të tregohej.

Ekspozita në Qendrën Piramida do të ofrojë rishtazi për publikun shqiptar një udhëtim në kohë përmes fotografisë dhe instalacionit, duke e çuar publikun, përmes veprës së artistit, në vitin e brishtë 1921.

Jeni të gjithë të ftuar!

07/11/2025

Thuajse çdo gje qe nuk është akoma televizion… po kthehet gradualisht ne televizion. One way channel… e njejta përmbajtje… e njejta anestezi totale. Dopamine elektronike ne miliarda ekrane te vegjel qe teorikisht duhej te sherbenin per tu njohur, lidhur, shkembyer ide dhe opinione me njeri tjetrin.

A little glimpse of three amazing days from the second stage of the 3rd edition of the Gjon Mili International Video Art...
06/09/2025

A little glimpse of three amazing days from the second stage of the 3rd edition of the Gjon Mili International Video Art Festival – “The Skin of Light” in Dhërmi, Albania

This year’s program brings together 62 artists in a powerful constellation of voices exploring the poetics of light, time, memory, and transformation, from urban meditations to intimate gestures, from experimental forms to raw realities, from screenings to exhibitions, from artists meet to art installations…

This edition has a waste art program in this locations and dates:

📍 Korçë / August 27/28/28, 2025
📍 Dhërmi / September 01/02/03, 2025

We are now looking forward to:
Manhattan / 🗓️ September 26 – October 4, 2025

With heartfelt thanks to every artist who submitted their work.
To the selected artists, to the amazing staff and volunteers: thank you!

Stay Tuned!

Last two days of   on its 2025 edition Shot / Reverse Shot in show at This exhibition brings together the rare archive o...
05/09/2025

Last two days of on its 2025 edition
Shot / Reverse Shot in show at

This exhibition brings together the rare archive of the photographer Barry Lewis — documented in “Albania in Isolation” (1990) and “Albania in Transition” (1991) — with responses from a generation of Albanian artists from Pressura – A Nomadic Art Colony. Through the cinematic structure of “shot/reverse shot,” this exhibition witnesses a conversation across history in dialogues with the insider’s counter-gaze of other invited albanian artists.

Artists in the Show:
& / / /

A project of under the auspices of with the support of .gov.al curated by &

Photography by:

Until September 7, 2025

This exhibition brings together the rare archive of the photographer Barry Lewis — documented in “Albania in Isolation” ...
17/07/2025

This exhibition brings together the rare archive of the photographer Barry Lewis — documented in “Albania in Isolation” (1990) and “Albania in Transition” (1991) — with responses from a generation of Albanian artists from Pressura – A Nomadic Art Colony. Through the cinematic structure of “shot/reverse shot,” this exhibition witnesses a conversation across history in dialogues with the insider’s counter-gaze of artists like Koloreto Cukali, Roland Tasho, Kristanja Çene & Ervin Bërxolli.

Open tonight, 17/07 - 7.30pm until 07/09/2025
Free entry

  exhibition kids visit by  EJAlbum carry on the educational program for all the projects and exhibitions Abito Mari is ...
18/06/2025

exhibition kids visit by
EJAlbum carry on the educational program for all the projects and exhibitions

Abito Mari is a solo show by Fabrizio Bellomo
Curated by &
A project by in collaboration with &
Supported by and
Open util July 12
C’mon

Galeria GOCAT feston një-vjetorin e saj me ekspozitën *“Abito Mari”* nga artisti italian *Fabrizio Bellomo*, pjesë e kal...
04/06/2025

Galeria GOCAT feston një-vjetorin e saj me ekspozitën *“Abito Mari”* nga artisti italian *Fabrizio Bellomo*, pjesë e kalendarit të Javës së Kulturës Italiane.

Ekspozita personale e Fabrizio Bellomo-s në Galerinë GOCAT në Tiranë vjen si një reflektim mbi peizazhin bashkëkohor të Mesdheut, me vëmendje të veçantë ndaj ndërthurjeve kulturore midis Pulias, Kalabrisë dhe Shqipërisë.
*Përmes një grupimi punësh të zhvilluar gjatë njëzet viteve të fundit, artisti eksploron shtresëzimin e kujtesës, hapësirës e arkitekturës.*
Oganizuar nga EJAlbum ne bashkepunim me MeWe, Kuruar nga Ardian Isufi dhe Elton Koritari, “ABITO MARI” është një vepër personale dhe koherente e artistit që përfshin artizanë dhe komunitetet vendase në krijimin e veprave specifike e kontekstuale.

Data: *04.𝟎6.𝟐𝟎𝟐𝟓*
Ora: *𝟏9:3𝟎*
GOCAT – Gallery of Contemporary Art Tirana, Piramida

Jeni te gjithë të ftuar.
Ju mirëpresim!

Our       are   to make a lasting  . With   pages that beautifully showcase your photos in rich detail, they’re perfect ...
29/05/2025

Our are to make a lasting . With pages that beautifully showcase your photos in rich detail, they’re perfect for telling your full story—from the smallest moments to the grandest celebrations.

The Large Albums offer a spectacle because of their scale. Their exact measurements are:

Square: 35x35 cm
Horizontal: 40x30 cm
Vertical: 30x40 cm

The Large Albums really come to life after you find your perfect accessories to accompany the album to create the perfect Album for your wedding. Click the link in bio and find this offer to discover more about the large albums.

Address

Boulevard Gjergj Fishta. Nd. 28/12. Zyra Nr. 7
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 09:00 - 20:00
Tuesday 09:00 - 20:00
Wednesday 09:00 - 20:00
Thursday 10:00 - 20:00
Friday 10:00 - 20:00
Saturday 10:00 - 20:00

Telephone

+35545629632

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when EJAlbum posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to EJAlbum:

Share

Category