22/08/2024
I Lartësuar dhe i pa të meta është Zoti ynë!
"Ai është i Plotfuqishmi dhe Mëshirëploti, i Cili e ka përsosur çdo gjë që ka krijuar!"
Kuran, 32 : 06-07
1. Macet mund të shohin tetë herë më mirë se njerëzit.
2. Shumica e Gekove (krijesa që ngjasojnë me hardhucat) janë aktivë gjatë natës. Sytë e tyre janë të ndjeshëm ndaj dritës, me bebëzat që shtrëngohen kur godasin dritën.
3. Lamat kanë sy që përshtaten me lartësitë e mëdha.
4. Sytë e një krokodili mund të përshtaten me muzgun ose natën.
5. Pinguinët kanë sy që i lejojnë ata të shohin
më mirë nën ujë.
6.Gomarët kanë mundësi të shohin përtej rrezeve infra të kuqe.
7.Gjelat e fushës shohin përtej rrezeve ultra violet
Gomerët
Pra gomerët kanë mundësi të shohin përtej rrezeve infra të kuqe Ndërsa djalli i cili është prej xhindeve është i krijuar nga zjarri. Dhe rrezet infra të kuqe më se shumti kanë origjinë nga nxehtësia dhe zjarri. Temperaturat mbi 527 vatt janë rreze Infra të Kuqe.
Gjelat e fushës
Nga rezultatet e shkencëtareve te sotem kuptojme se : gjelat e fushës shohin përtej rrezeve Ultra Violet. Ndërsa, engjëjt janë krijuar prej dritës ndërsa rrezet Ultra Violet janë niveli më i ulët i temperaturës pra 32 watt i pakapshëm për syrin e njeriut. Mirëpo, jo i tillë edhe për syrin e gjelave të fushës.
Sytë e tyre janë aq të ndjeshëm sa mund të shohin luhatje të vogla të dritës që janë të padukshme .Nëpërmjet epifizës (e quajtur edhe gjëndra pineale për shkak të formës së saj të ngjashme me atë të konit të pishës), e pranishme në kokë, pulat mund të perceptojnë praninë ose mungesën e dritës dhe për këtë arsye, edhe një pulë plotësisht e verbër mund të jetë ende në gjendje të dallojë dita nga nata.
Krijesa të mahnitshme që dëshmojnë në vetvete se ka një Krijues të Vetëm dhe Absolut, dhe se asgjë nuk ka ardhur rastësisht.