Soela Zani

Soela Zani Time flies faster than you think, photography is the evidence of your existence.
(1)

Eoooooo… Eooooooo… Tiroriroreooooooo… I LOVE YOU… ❤️                   5 SHTATOR 1946 - 5 SHTATOR 202680-vjetori i artis...
08/09/2026

Eoooooo… Eooooooo… Tiroriroreooooooo… I LOVE YOU… ❤️
5 SHTATOR 1946 - 5 SHTATOR 2026
80-vjetori i artistit tim të preferuar më gjeti në Montreux të Zvicrës, qytetin që Freddie Mercury e quante shtëpinë e tij të dytë.
Organizimi nga Freddie Days - Montreux ishte i jashtëzakonshëm. Gjithçka ishte menduar deri në detajin më të vogël. Programi i aktiviteteve për datat 2-6 shtator ishte publikuar shumë kohë më parë, duke u dhënë mundësi fansave nga e gjithë bota të organizonin udhëtimin e tyre.
Momenti i parë që shkova te statuja e Freddie-t ishte ndryshe nga sa e kisha imagjinuar për vite me radhë. Madje, për një çast u zhgënjeva, sepse statuja mezi dukej. Ajo ishte mbuluar pothuajse e gjitha nga tullumbace, lule, arushë prej pelushi, letra dhe dhurata që fansat kishin sjellë për të. Por shumë shpejt kuptova se pikërisht kjo ishte bukuria e atij vendi. Pas 35 vitesh nga largimi i tij, njerëzit vazhdojnë ta duan me të njëjtin pasion.
Mes shumë të ftuarve specialë, do të veçoja katër prej tyre. E para ishte motra e Freddie Mercury-t, Kashmira Bulsara, e shoqëruar nga djali i saj. Të dy ata kishin veshur pjesë origjinale nga garderoba e Freddie-t, një detaj që emocionoi të gjithë të pranishmit. I pranishëm ishte edhe Peter Freestone, ish-asistenti personal i Freddie Mercury-t dhe një nga njerëzit që e njohu më mirë gjatë viteve të fundit të jetës së tij.
Një surprizë shumë e bukur, të cilën fatkeqësisht nuk arrita ta fotografoj, ishte edhe pjesëmarrja e artistit shqiptar Gjon's Tears. Si të vetmit shqiptarë që ndodheshim në atë event, prania e tij na bëri të ndiheshim krenarë. Megjithatë, në atë atmosferë kombësitë nuk kishin aspak rëndësi.
Kishte njerëz nga çdo cep i botës dhe të çdo moshe. Nga adoleshentë 15-16 vjeç e deri te njerëz 85-90 vjeç. Të gjithë kishin ardhur për të njëjtën arsye: për të nderuar Freddie Mercury-n. Ishte e pabesueshme se si mijëra njerëz, që nuk njiheshin me njëri-tjetrin dhe flisnin gjuhë të ndryshme, krijonin ndjesinë e një familjeje të madhe. Ajo që mbizotëronte ishte liria, gëzimi, ngjyrat, pranimi i njëri-tjetrit dhe, mbi të gjitha, dashuria.
Mbrëmja vazhdoi plot hare. Një pjesë e pjesëmarrësve u drejtua drejt kazinosë për të vazhduar festën, ndërsa të tjerët qëndruan pranë statujës së Freddie Mercury-t, buzë liqenit, ku ishte organizuar një Silent Disco. Secili mund të merrte një palë kufje, të zgjidhte muzikën dhe të kërcente sa të donte, pa shqetësuar askënd. Fillimisht kjo mënyrë festimi më dukej disi humoristike, por shumë shpejt kuptova sa ide e zgjuar ishte. Është një shembull i bukur i respektit që zviceranët tregojnë për njëri-tjetrin. Edhe në një festë kaq të rëndësishme për qytetin, banorët përreth nuk shqetësoheshin nga muzika me volum të lartë. Në fund, të gjithë ishin të lumtur.
Mbrëmja u mbyll në mënyrën më spektakolare të mundshme. Mbi ujërat e liqenit u ngrit një perde gjigante uji dhe, papritur, mbi të u shfaqën imazhet e Queen, të shoqëruara nga muzika e tyre. Për disa çaste dukej sikur Freddie dhe grupi ishin rikthyer sërish mes nesh: të gjallë, magjikë dhe madhështorë.
Për mua, ky nuk ishte thjesht një udhëtim. Ishte një ëndërr që e mbaja në zemër prej më shumë se dhjetë vitesh. Çdo 5 shtator e imagjinoja veten në Montreux, pranë statujës së Freddie-t, mes njerëzve që ndanin të njëjtën dashuri për muzikën e tij. Kur më në fund u gjenda aty, në fillim nuk po e besoja që ëndrra ishte bërë realitet.
Si fotografe, u ktheva në shtëpi me shumë fotografi. Por, mbi të gjitha, u ktheva me kujtime që asnjë aparat fotografik nuk mund t'i kapë plotësisht. Janë ato emocione që mbeten përgjithmonë në zemër.

Nicol 1 vjeç 🎂 Vetëm ky portret kaq i ëmbël mund të bëjë mbylljen më të bukur të ditës së sotme. Nicol supermodelja ⭐️
26/08/2026

Nicol 1 vjeç 🎂 Vetëm ky portret kaq i ëmbël mund të bëjë mbylljen më të bukur të ditës së sotme. Nicol supermodelja ⭐️

Nuk ka si përqafimi i mamit 🤍 ...
13/08/2026

Nuk ka si përqafimi i mamit 🤍 ...

Dy motra, 2 guaska dhe 1 det plot dashuri 🤍 _____________________________________Swipe për të parë videon profesionale d...
11/08/2026

Dy motra, 2 guaska dhe 1 det plot dashuri 🤍 _____________________________________Swipe për të parë videon profesionale dhe momentin e realizimit të këtij imazhi. Kush ju pëlqen më tepër 1,2 apo 3 ? Ma shkruani në komente 🙂.

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Soela Zani posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Soela Zani:

Shortcuts

Share