AmraMedia

AmraMedia We're here to share beautiful stuff related to animals plus nature and quotes. Keep Sharing us!

18/06/2026

Hulumtuesja e politikave sociale në Ballkanin Perëndimor, Lura Pollozhani, ka thënë se njollosja e protestave të ndodhura në Shqipëri, Serbi dhe Maqedoni të Ver

Lajme Shqip Parashikimi i motit për të premten: Të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.Era...
18/06/2026

Lajme Shqip Parashikimi i motit për të premten: Të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.

Era do të fryjë nga drejtimi verilindjes, me shpejtësi prej 10-38 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 27 deri në 30°C. /MeteoKosova/

The post Parashikimi i motit për të premten appeared first on Gazeta Express.

Parashikimi i motit për të premten

Lajme Shqip KQZ me sqarim për votat me postë: Vëzhguesit e partive s’patën asnjë vërejtje, zarfet me fletëvotime kanë pë...
18/06/2026

Lajme Shqip KQZ me sqarim për votat me postë: Vëzhguesit e partive s’patën asnjë vërejtje, zarfet me fletëvotime kanë përmbushur kriteret: Pas shqetësimeve të ngritura në publik lidhur me mënyrën e organizimit të votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit përmes postës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me një sqarim.

Komunikata e plotë e KQZ-së:

Së pari, në përmbushje të detyrimeve që dalin nga Ligji Nr. 08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme, i miratuar në vitin2023, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndërmarrë hapat konkretë për të mundësuar regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, për të votuar fizikisht në përfaqësitë diplomatike apo përmes postës dhe organizimin e votimit. Gjithashtu, KQZ, përmes procedurave standarde të veprimit, ka rregulluar çështjen e tërheqjes së pakove me fletëvotime nga kutitë postare, të cilat i takojnë votimit me postë.

KQZ është kudjesur që procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës të përmbushë disa aspekte sigurie, në mesin e të cilave është fotografimi i aplikuesit derisa mban dhe njëkohësisht prezanton dokumentin e tij të identifikimit. Aplikuesi nuk mund ta ngarkojë fotografinë, por ai/ajo, duhet të fotografohet në momentin kur hapet kamera e platformës për regjistrim. Po ashtu, si masë sigurie, çdo aplikues i regjistrur suksesshëm si votues me postë jashtë Kosovës, pranon në e-mailin e tij dëftensën e regjistrimit, një dokument me të dhëna unike për çdo votues, i cili është i domosdoshëm që pako me fletëvotim, e dërguar nga votuesi, të kalojë procesin e verifikimit të vlefshmërisë.

Së dyti, për votimin në përfaqësi diplomatike, KQZ ka miratuar listën prej 30 qendrave të votimit (17 ambasada dhe 13 konsullata), ndërkaq për votimin përmes postës, KQZ, përveç kutisë së përhershme postare në Kosovë, ka hapur kutitë postare në 22 shtete të ndryshme të botës, në të cilat votuesit kanë mundur të dërgojnë pakon e tyre me fletëvotim.

Së treti, për rritjen e sigurisë në votimin përmes postës, KQZ, nga Zgjedhjet Lokale 2025 ka filluar t’ju dërgojë votuesve të regjistruar fletëvotimin e shtypur nga KQZ, i cili, ashtu si fletëvotimet që përdoren në vendvotime në Kosovë, përmban elemente të ndryshme sigurie. Kjo praktikë, edhe përkundër kohës së shkurtër në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, është ndjekur në dy proceset e fundit zgjedhore për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura në dhjetor dhe qershor. Pako që përmban fletëvotimin dhe udhëzuesin për votim, dërgohet përmes operatorit ekonomik në adresën e votuesit të regjistruar, e cila, sipas procedurave të KQZ-së, duhet të pranohet nga votuesi i regjistruar. Detyrë e votuesit është që në këtë pako të vendosë: (1) fletëvotimin e vendosur në zarfin e fshehtësisë, në të cilin nuk shkruan asgjë, dhe (2) dëftesën e regjistrimit të cilin e ka pranuar nga KQZ. Këtë pako, votuesi duhet ta dërgojë në adresën e kutisë postare në shtetin ku është regjistruar, ose në rast se nuk ka kuti postare në shtetin e regjistrimit, atë mund ta drgojë në kutinë e shtetit më të afërt.

Së katërti, KQZ, ka miratuar procedurën standarde të veprimit për votimin jashtë Kosovës dhe vlerësimin e pakove me fletëvotime, përmes së cilës përcaktohen aspekte të ndryshme të votimit përmes postës, ndër tjerash për tërheqjen e dërgesave në kutitë postare jashtë Kosovës.

Ashtu siç kërkohet në këtë procedurë, KQZ ka autorizuar zyrtarët e përfaqësisë diplomatike për tërheqjen e dërgesave postae dhe ka dorëzuar materialet e nevojshme për tërheqjen e dërgesave postare, përfshirë thasët dhe lidhëset e sigurisë. Gjatë tërheqjeve të pakove të supozuara me fletëvotime, KQZ ka njoftuar rregullisht vëzhguesit e akredituar për përcjelljen e tërheqjes së dërgesave postare.

Sipas kësaj procedure, pas tërheqjes së pakove me fletëvotime, ato evidentohen brenda objektit të postës dhe vendosen në thasë, të cilët mbyllen me lidhëse të sigurië dhe shiritin e sigurisë. Ekipi i autorizuar ka regjistruar numrin e zarfeve të tërhequr dhe numrin e lidhëses së sigurisë në formularin e raportimit të pakove me fletëvotimet e pranuara përmes postës në kutinë postare jashtë Kosovës. Pas plotësimit dhe nënshkrimit të formularit, ekipi përgjegjës ka fotografuar formularin e plotësuar, thesin ku shihet numri serik i lidhëses së sigurisë dhe fletë tërheqjet e lëshuar nga posta (nëse ka). Fotografitë dhe raportet janë dërguar menjëherë përmes email-it në KQZ.

Thasët me pakot e tërhequra, sipas procedurës, janë vendosur në dhomën e sigurisë së përfaqësive diplomatike deri në momentin e dorëzimit tek operatori, që është bërë në të njëjtën ditë kur janë realizuar tërheqjet. Thasët nuk hapen, por vendosen në një thes tjetër, i cili mbyllet dhe i është vendosur shiriti diplomatik. Pas përfundimit të procedurave diplomatike, pakot i dorëzohen operatorit për t’u dërguar në Kosovë si dërgesë diplomatike.

Së pesti, pas sjelljes në Kosovë, pakot e supozuara me fletëvotime i nënshtrohen procesit të vlerësimit, qëllimi i të cilit është të vërtetohet nëse ato janë dërguar nga votuesit e regjistruar. Për të vëzhguar këtë proces, KQZ ka njoftuar vëzhguesit e akredituar dhe vëzhguesit e subjekteve politike, të cilët kanë qenë prezentë pothuajse gjatë gjithë kohës kur është bërë hapja e thasëve dhe vlerësimi i zarfeve, dhe nuk kanë paraqitur asnjë vërejtje gjatë këtij procesi. Gjithashtu, vlenë të theksohet se zyrtarët që kanë kryer vlerësimin e zarfeve nuk kanë vërejtur asgjë të pazakontë gjatë hapjes dhe shqyrtimit të tyre.

Zarfet e dërguara nga votuesit janë hapur nga zyrtarët përgjegjës për vlerësimin e zarfeve me qëllim të verifikimit, përmes dëftesës së regjistrimit, nëse votuesit kanë qenë të regjistruar me sukses. Në rastet kur në zarfin kryesor nuk është gjetur dëftesa e regjistrimit, zyrtarët e shërbimit të votuesve, në prani të mbikëqyrësit, kanë hapur zarfin e fshehtësisë për t’u siguruar nëse deftesa e regjistrimit ndodhet së bashku me fletëvotimin.

Të gjitha zarfet me fletëvotime që kanë përmbushur kriteret e përcaktuara me rregullore janë procesuar për numërim sipas komunave përkatëse të votuesve.

Së fundmi, KQZ thekson se të gjitha këto aspekte të procesit zgjedhor janë zhvilluar me transparencë të plotë dhe organizatat e akredituara për vëzhgimin e zgjedhjeve, përfshirë subjektet politike, janë njoftuar rregullisht për të përcjellur nga afër këto aktivitete.

Gjatë procesit të votimit përmes postës, tërheqjes së pakove me fletëvotime nga kutitë postare, vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime dhe numërimit të tyre, KQZ nuk a pranuar ndonjë ankesë dhe nuk është shënuar ndonjë vërejtje nga vëzhguesit e organizatave të akredituara, të cilët kryesisht kanë qenë vëzhgues të subjekteve politike.

The post KQZ me sqarim për votat me postë: Vëzhguesit e partive s’patën asnjë vërejtje, zarfet me fletëvotime kanë përmbushur kriteret appeared first on Gazeta Express.

KQZ me sqarim për votat me postë: Vëzhguesit e partive s'patën asnjë vërejtje, zarfet me fletëvotime kanë përmbushur kriteret

18/06/2026

Të paktën tre persona kanë mbetur të lënduar, dy prej tyre të plagosur nga arma e zjarrit, si pasojë e një përleshjeje fizike mes disa personave në kryeqytet.Zë

Lajme Shqip Zvicra fiton ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës, shënon Granit Xhaka: Pas barazimit befasues me Katarin, Zvicra k...
18/06/2026

Lajme Shqip Zvicra fiton ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës, shënon Granit Xhaka: Pas barazimit befasues me Katarin, Zvicra ka arritur fitoren e parë në fazën e grupeve në Kupën e Botës.

Zvicra triumfoi 4:1 ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës, teksa të katër golat u shënuan në pjesën dytë, shkruan Gazeta Express.

Manzambi kaloi Zvicrën në epërsi në minutën e 74-të të ndeshjes.

Përballja u bë më e lehtë për ekipin e kapitenit Granit Xhaka, kur Muharemovic u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 80-të pas një ndërhyrje.

Katër minuta më vonë, Vargas shënoi për 2:0, kurse në minutën e 90-të Manzambi shënoi për 3:0.

Tre minuta më vonë Mahmic ngushtoi epërsinë e Zvicrës.

Kurse, në minutën e gjashtë shtesë, Granit Xhaka u tregua i saktë nga penalltia.

Me këtë fitore, Zvicra shkon në katër pikë në grupin B në vendin e parë, kurse Bosnja dhe Hercegovina mbetet me një pikë në vendin e tretë.

The post Zvicra fiton ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës, shënon Granit Xhaka appeared first on Gazeta Express.

Zvicra fiton ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës, shënon Granit Xhaka

Lajme Shqip Përleshje në Prishtinë, dy persona të plagosur: Enis Pllana, zëdhënës në policinë e Prishtinës, tha se sonte...
18/06/2026

Lajme Shqip Përleshje në Prishtinë, dy persona të plagosur: Enis Pllana, zëdhënës në policinë e Prishtinës, tha se sonte rreth orës 20:00, Policia ka pranuar informatën për një përleshje fizike në mes të disa personave në rrugën “Papa Gjon Pali” në Prishtinë.

Lidhur me rastin, Pllana deklaroi se “njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku sipas informacioneve fillestare tre persona kanë mbetur të lënduar, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”.

Pllana konfirmoi se “dy nga ta dyshohet se janë lënduar nga arma e zjarrit”.

Ai shtoi se aktualisht, njësitet relevante policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit./Gazeta Express

The post Përleshje në Prishtinë, dy persona të plagosur appeared first on Gazeta Express.

Përleshje në Prishtinë, dy persona të plagosur

Lajme Shqip Zvicra kalon në epërsi ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës: Zvicra ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Bosnjës dhe...
18/06/2026

Lajme Shqip Zvicra kalon në epërsi ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës: Zvicra ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës.

Ishte Manzambi i cili realizoi gol të bukur në minutën e 74-të.

https://twitter.com/_ch_ocola_te/status/2067707310680531391/video/1

The post Zvicra kalon në epërsi ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës appeared first on Gazeta Express.

Zvicra kalon në epërsi ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës

Lajme Shqip Adnan Rrustemi: PDK duhet të mbetet në opozitë – preferenca e votuesve  është që të ketë bashkëpunim mes VV’...
18/06/2026

Lajme Shqip Adnan Rrustemi: PDK duhet të mbetet në opozitë – preferenca e votuesve është që të ketë bashkëpunim mes VV’së e LDK’së: Deputeti i zgjedhur i LVV-së, Adnan Rrustemi, tha se Vetëvendosje “me PDK nuk ka dashur bashkëqeverisje”. Sipas tij, PDK duhet të vazhdojë të qëndrojë në opozitë, duhet të “shkëputet nga modeli i saj qeverisës e keqeverisës”, tha ai.

Sipas tij, "në aspektin elektoral preferenca e votuesve ka qenë të ketë bashkëpunim mes LVV-së dhe LDK-së".

Video:

The post Adnan Rrustemi: PDK duhet të mbetet në opozitë – preferenca e votuesve është që të ketë bashkëpunim mes VV’së e LDK’së appeared first on Gazeta Express.

Adnan Rrustemi: PDK duhet të mbetet në opozitë - preferenca e votuesve është që të ketë bashkëpunim mes VV'së e LDK'së

18/06/2026

Rritje apo stagnim. Rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit ka nxitur diskutim e përplasje të brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës, të çimentuar si forca e

Lajme Shqip A ka LVV vullnet që presidenti t’i takojë opozitës? Rrustemi i VV-së: Pozicionet politike duhet të përputhen...
18/06/2026

Lajme Shqip A ka LVV vullnet që presidenti t’i takojë opozitës? Rrustemi i VV-së: Pozicionet politike duhet të përputhen me rezultatin…: Deputeti i zgjedhur i LVV-së, Adnan Rrustemi, i pyetur në Pressing nëse “LVV ka vullnet që presidenti t’i takojë opozitës”, tha se “pozicionet politike duhet të jenë në përputhje me rezultatin elektoral”.

“Ne ishim të gatshëm për bashkëqeverisje me LDK-në, në shkurt të vitit të kaluar, e ftuam dy herë”, tha Rrustemi.

“Por, LDK rezufoi edhe takimet me 9 shkurt”, tha ai.

“Shpresojmë që herën e tretë do të përgjigjet në takime dhe do jetë kontsruktive për të gjetur një zgjidhje”, tha ai.

Video e plotë:

The post A ka LVV vullnet që presidenti t’i takojë opozitës? Rrustemi i VV-së: Pozicionet politike duhet të përputhen me rezultatin… appeared first on Gazeta Express.

A ka LVV vullnet që presidenti t’i takojë opozitës? Rrustemi i VV-së: Pozicionet politike duhet të përputhen me rezultatin...

Adresse

Zürich

Webseite

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von AmraMedia erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Teilen