Bjeshkët e Sharrit

Bjeshkët e Sharrit Bashkim Alija Photography Ky zinxhir shënon edhe kufirin trepalësh që kalon nga maja e Sherupës (2,092 m). Të gjithë përrenjtë derdhen në Drinin e Zi.

Malet e Sharrit (Maqedonisht: Шар Планина) përfaqësojnë një zinxhir malesh që shtrihen nga pjesa jugore e Kosovës dhe Maqedonisë veriperëndimore në Shqipërinë verilindore. Sistemi malor është rreth 80 kilometra i gjatë dhe 10 deri në 30 kilometra i gjerë. Ai përfshin një numër pikash të larta, ndër të cilat më të lartat janë pika Titov (afërsisht 2,747 m), Mali Turčin (2,702 m), Ljuboten (2,498 m)

dhe Bistra (afërsisht 2,641 m). Malet e Sharrit janë të famshme për relievin e tyre të thyer dhe majat e larta malore. Aty gjenden gjurmë të epokës së akujve në formën e liqeneve të ngrira e të larta malore. Mali i Sharrit lidhet me Malin e Korabit (2,764 m) në jugperëndim. Ky mal (Maqedonisht: Голем Кораб ose Korabi i Golemit) është mali më i lartë, si në Shqipëri dhe në Maqedoni, dhe maja e tij formon kufirin midis dy vendeve. Liqeni më i madh mbi Korab është Liqeni Gramë në anën shqiptare të kufirit. Shkëmbinjtë dhe sedimentet e rajonit vijnë nga epoka të ndryshme. Këtu ndeshen granitet paleozoikë, gëlqerorët mezozoikë, dhe shkëmbinjtë vullkanikë. Sedimentet janë të epokës kuaternare të akullnajave, me përjashtim të sedimenteve të brigjeve të lumenjve, të cilat janë të ditëve të sotme. Malet e Sharrit kanë rëndësi të madhe për gjithë mjedisin përreth për faktin se aty gjenden burimet ujore nga ku ushqehen lumenjtë e rajonit. Këto male bëjnë lidhjen midis tre zonave të mëdha ujëmbajtëse dhe janë të pasura me burime, lumenj, liqene dhe ujëvara. Një nga liqenet e ngrira më të mëdha në Malin e Sharrit është Liqeni i Livadicës, i cili gjendet menjëherë poshtë majës me të njëjtin emër (afërsisht 2,173 m) në Kosovë. Liqeni është 230 m i gjatë dhe 120 m i gjerë, ndërsa thellësia e tij shkon deri në 7.3 m. Rrëketë dhe lumenjtë e shumtë rrisin nivelin e ujërave të tyre gjatë periudhës së shkrirjes së dëborës. Rrjeti hidrologjik i Malit të Korabit është shumë i dendur dhe karakterizohet nga përrenj të mëdhenj me prurje gjatë gjithë vitit, si dhe nga rrëke të vogla me prurje të përkohshme në stinën e shirave dhe në periudhën e shkrirjes së dëborës. Përroi i Veleshicës është më i madhi dhe është i mbushur gjatë gjithë vitit me ujë që mblidhet nga fushat e Korabit, Sorokolit dhe nga pjesa më e madhe e zonës kryesore perëndimore që gjendet në territorin e komunës së Kalasë së Dodës. Përveç përrenjve të kësaj zone, ka edhe shumë përrenj të tjerë të vegjël me rrjedhje sezonale dhe me ujë të pakët. (Maqedonisht: Црн Дрим)

06/09/2026

Përtej fasadave të rrjeteve sociale: Vrasja e heshtur e Shkumbinit tonë në Leshnicë!

​Të gjithë vijnë. Të gjithë e vizitojnë. Të gjithë bëjnë foto përrallore mes bukurive të Sharrit, i postojnë me mbishkrime për dashurinë ndaj natyrës, dhe largohen. Por askush nuk flet për realitetin e dhimbshëm që mbetet pas.

​Ky që shihni në foto nuk është një shteg gurësh; është lumi Shkumbin në bjeshkët e Bozovcës, në Leshnicë - ose më saktë, ajo çfarë ka mbetur prej tij: një shtrat i tharë, i braktisur dhe pa pikë jete.

​Është shumë e lehtë t'ia lëmë gjithmonë fajin vetëm "natyrës" dhe thatësirës së verës. Por le të mos bëhemi sikur nuk e dimë të vërtetën. Pak më lart se ky vend është pika e kapjes ku qyteti i Tetovës merr ujin. E di që qyteti ka nevojë për ujë, por a ka dikush plan, përgjegjësi apo llogaridhënie për ekologjinë? A ka njeri që llogarit prurjen minimale ekologjike, apo ky lumë është lënë në mëshirën e fatit?

​Ndërkohë, faqet e ndryshme çdo ditë mbushen me shkrime se gjoja "po mbrohet natyra", duke sh*tur filozofi boshe në rrjetet sociale, ndërkohë që në terren ekosistemet po vdesin. Kjo është hipokrizi!
​Si vendas, si banor i kësaj zone dhe si dikush që me vite të tëra e ka djersitur ballin duke promovuar bukuritë e Sharrit, nuk mund të hesht më dhe të bëhem bashkëfajtor me heshtjen time. Sharri nuk është thjesht një kartolinë për reklama turistike; Sharri është shtëpia jonë, jeta jonë, pasuria e fëmijëve tanë.

​Nuk kërkoj lëmoshë, kërkoj përgjegjësi! I bëj thirrje çdo institucioni, çdo aktivisti dhe çdo qytetari që e do këtë vend: Mjaft më me heshtje! Kjo gjendje duhet të ndryshojë menjëherë dhe lumi duhet të kthehet në normalitet, para se të jetë tepër vonë për gjithçka që na ka lënë Zoti mbi këto troje.

❤️

06/09/2026

Duket se edhe peshqit e kuptojnë kur njeriu nuk paraqet asnjë rrezik.midis zhurmës së ëmbël të lumit dhe qetësisë së malit, u krijua një lidhje e heshtur besimi mes nesh ,një dëshmi e bukur se kur afrohesh me paqe dhe dashuri, natyra të pranon pa frikë. 😉🌲

02/09/2026

Ndonjëherë, pylli duket i qetë dhe i heshtur kur ne kalojmë nëpër të. Por në momentin që largohemi, nis një jetë tjetër, magjike.
Gjatë këtij viti 2026, kamerat-kurth të vendosura në natyrë kanë regjistruar jo pak, por afër 5,000 video të faunës sonë të egër.
Meqenëse është e pamundur t'i postoj të gjitha, do të mundohem të ndaj me ju herë pas here videot më të bukura.

Bashkim Alija

31/08/2026

Çfar Bishe 🤫😳

30/08/2026

Bashkim Alija ⬅️⬅️ follow

Malet Bjeshkët e Sharrit Bozovcë - 2026

30.Gusht.2026  ⬇️⬇️⬇️Bashkim Alija
30/08/2026

30.Gusht.2026

⬇️⬇️⬇️

Bashkim Alija

30/08/2026

Çfarë rastësie! Ariu me tri këmbë u filmua përsëri nga kamera ime❤️😍

​Një ari me tri këmbë është filmuar nga kamera ime për herë të tretë gjatë këtij viti 2026, në tri lokacione të ndryshme të këtij rajoni malor:

​Herë e parë: Te pishat e fshatit Bozovcë.
​Herë e dytë: Në Leshnicë, një ndër vendet më të vizituara dhe më piktoreske të Sharrit.
​Herë e tretë: Në afësi të fshatit Bozovcë & Veshallë.

​Ky zbulim tregon se kafsha ka një hapësirë mjaft të gjerë lëvizjeje në këtë pjesë të malit, duke mbuluar një sipërfaqe territoriale prej rreth 15 deri në 20 km².
​Pavarësisht sfidës fizike me të cilën ballafaqohet, ky ari dëshmon aftësi të jashtëzakonshme mbijetese dhe përshtatjeje në terrenin e thyer dhe të pyllëzuar të Malit Sharr, duke përshkuar një distancë shumë të madhe territoriale.👑

Adresse

Aachen

Telefon

+38976403244

Webseite

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Bjeshkët e Sharrit erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Service Kontaktieren

Nachricht an Bjeshkët e Sharrit senden:

Verknüpfungen

Teilen