Sofra e Topojanit

Sofra e Topojanit Këtu Bashkohet Shqiptarizmi 🇦🇱
Besa e Burrnia🤝Tradita 🇦🇱
Muzika🥁& Dasmat💃🇦🇱
Jo Politika🚫 KUSH ESHT TOPOJANI I KUKESIT. Fisi Ahmetaj Topojan. Fisi Zyberaj Brekijë.

Komuna e Topojanit është një nga komunat më veri-lindore të Republikës së Shqipërisë në koordinatat gjeografike 41º 59´ 30” në veri dhe 20º 31´18” në Jug. Topojani ka një reliev të thyer kodrinor-malor, me male të larta të veshura, pllaja, bjeshkë dhe livadhe. Në lindje kufizohet me komunën Shishtavec, me fshatrat Kollovoz, Shtreze, Novosej, në jug kufizohet me komunën Grykë Caje dhe fshatin Buzma

dhe, në perëndim ngrihet madhështor Mali i Gjalicës deri në Tërshen, ndërsa në pjesën veriore kufizohet me komunën Zapod me fshatrat Oreshk, Orcikel. Komuna Topojan i përket një zone të pasur ujore me shumë burime, të cilat në një reliev kryesisht të thyer formojnë dhe Lumin e Topojanit, siç njihet nga vendasit (Reka e Topojanit). Ky lum ndan përgjysmë grykën shkëmbore të Vanave. Lumi krijohet nga bashkimi i dy degeve kryesore, reka e Shtrezes me burim nga bjeshket e Kallabakut dhe degës kryesore me burim nga Bjeshkët e Okzherit e deri ne Krue te Kuq. Gjarpëruese e lumit është dhe rruga nacionale Kukës-Topojan-Shishtavec përgjatë Vanave, e cila për nga veçantia e shkëmbinjve të thepisur dhe karakteristik, bën që udhëtimi të zgjojë adrenalinën e frikës dhe madhështisë së krijuesit të gjithësisë. HISTORIA

Sipas gojëdhënave emri Topojan vjen nga bashkimi i fjalëve Top dhe Jan, që nënkupton një fshat të grumbull dhe të bashkuar (Top-jan, Topojan), i cili është një tregues i qëndrueshmërisë i përcjell në shekuj. Uniteti, vëllazëria, shoqëria e pastër dhe nderi janë virtytet që i bashkon topojanasit. Më herët në kohë thuhej se Topojani dhe Brekija ishin një vëllazëri dhe ndryshe njiheshin si mahalla e epërme dhe mahalla e poshtme, sot janë dy fshatrat më të mëdha të komunës së Topojanit. DEMOGRAFIA

Komuna e Topojanit është e përbërë nga pesë fshatra me një popullsi prej 2915 banorë, kjo sipas statistikave dhe regjistrit të vitit 2012, sot numërohet një numër më i vogël banorësh si efekt i migrimit në zona të mëdha të urbanizuara te Republikës së Shqipërisë, kryesisht në Tiranë, Durrës, Kavajë etj. Më shumë se gjysma e popullsisë (63 % e popullatës së përgjithshme) është e vendosur në dy fshatrat BREKIJE (33 % e popullsisë totale) dhe Topojan (30% e popullatës së përgjithshme).

16 % e popullsisë së komunës Topojan i zë mosha nga (31 deri në 45 vjeç) është pjesa më aktive e popullsisë, ndërsa 25 % e popullsisë e zë mosha nga (16 deri 30 vjet) që përkufizohet si fuqi punëtore. Një tjetër fakt i rëndësishëm është se 42% e popullsisë përfaqëson popullsinë më të re (0-15 vjeç), të cilat mund të konsiderohen si potencial dhe pasuri në të ardhmen e Topojanasve. Fiset më të hershme autoktone të topojanit janë fisi i Imçit dhe Karanxha në Topojan, Vela e Dafku në fshatin Brekijë dhe Toshi në Nimçë. Fiset e mëvonshme por që zënë pjesën më të madhe të popullsisë vendase janë :

Fisi Allaraj Topojan-Turaj-Xhaferaj. Fisi Myftari Topojan-Teje-Turaj. Fisi Aliaj Brekijë. Fisi Islamaj, Hoxha, Vela, Manaj në Brekijë. Fisi Tahiraj Pashtrec-Toroçicë. Fisi Emberllai Imçallar. Fisi Kordhaku dhe Memaj në Xhaferaj-Imçallar. Fisi Sahitaj Xhaferaj. Fisi Koboçi dhe Hoda Nimç. Fisi Ismaili, Murati në Topojan etj. TË DHENA TË PËRGJITHSHME
HISTORIKU PËRMBLEDHJE E SHKURTËR . Sipas gojëdhënave emri Topojan vjen nga bashkimi i fjalëve Top dhe
Jan, që nënkupton një fshat të grumbull dhe të bashkuar (Top-jan,
Topojan), i cili është një tregues i qëndrueshmërisë i përcjell në shekuj. Uniteti, vëllazëria, shoqëria e pastër dhe
nderi janë virtytet që i bashkon topojanasit. Më herët në kohë thuhej se Topojani dhe
Brekija ishin një vëllazëri dhe ndryshe
njiheshin si mëhalla e epërme dhe mëhalla e
poshtme, sot janë dy fshatrat më të mëdha të
komunës së Topojanit. TË DHËNA DEMOGRAFIKE

Sipërfaqja e komunës është 7380 ha, me një territor 73 km2 1. Komuna
është e përbërë nga pesë fshatra me një popullsi prej 2915 banorë, kjo
sipas statistikave dhe regjistrit të vitit 2012, gjithnjë e më shumë vërehet
një migrim i banorëve drejt zonave më të mëdha të urbanizuara të
Republikës së Shqipërisë, kryesisht në Tiranë, Durrës, Kavajë etj. Sipas tabelës së mëposhtme vërehet qartë se popullsia ka ardhur në ulje
nga viti 1997 deri në 2012. Nga viti 1997 deri 2012, 2430 banorë kanë
lëvizur në zona të tjera të vendit. Më shumë se gjysma e popullsisë (63 %
e popullatës së përgjithshme) është e vendosur në dy fshatrat BREKIJE
dhe Topojan. Gjithashtu emigracioni në komunë është mjaftë e theksuar. VENDNDODHJA GJEOGRAFIKE

Komuna ka një shtrirje territoriale me sipërfaqe 73 km2
, me një sipërfaqe
7 380 ha. Komuna Topojan është e vendosur në Jug lindje të Kukësit,
rreth 15 km larg qendrës së rrethit. Komuna e Topojanit është një nga
komunat më veri-lindore të Republikës së Shqipërisë në koordinatat
gjeografike 41º 59´ 30” në veri dhe 20º 31´18” në Jug. Topojani ka një
reliev të thyer kodrinor-malor, me male të larta të veshura, pllaja, bjeshkë
dhe livadhe. Ajo në lindje kufizohet me komunën e Shishtavecit, me
fshatrat Kollovoz, Shtreze, Novosej, është në kufij me, komunën
Shishtavec, Shtiqen. Në jug kufizohet me komunën Grykë Çaje dhe
fshatin Buzmadhe, në perëndim ngrihet Mali i Gjalicës deri në Tërshen,
ndërsa në pjesën veriore kufizohet me komunën Zapod me fshatrat
Oreshk, Orçikel. KLIMA

Klima është mesdhetare malore, në karakterin e shpërndarjeve të
reshjeve, sasinë, formën e rënies së tyre, zgjatjen e shtresës së borës,
erërat dhe rrezatimin diellor si dhe elementët e tjerë klimatikë. Klima
është një prej faktorëve ekologjikë që ka ndikim të drejtpërdrejtë në
ekuilibrin, drejtimin dhe organizimin e punëve në bujqësi, blegtori dhe
bimësi duke influencuar në lidhjen midis bimësisë dhe kushteve edafike. Mbizotërojnë erërat Veri, Veri-Lindje dhe Jug-lindje. Gjatë vitit ka
afërsisht 180-220 ditë të akullta, ku temperatura varion nga 0 deri -10
gradë celsiusë. Temperaturat mesatare vjetore është 10 gradë. Periudha
vegjetale shtrihet nga fundi i Prillit deri në fund të Tetorit. Temperaturat
mesatare 10-18 gradë celsius. asia vjetore e reshjeve lëkundët 1300-1800
mm Shtresa e dëborës fillon në nëntor dhe mbaron në prill. Numri i 15
ditëve me shtresë bore lëviz nga 60-125, ka vende me borë të
përhershme. Trashësia e dëborës në raste të veçanta i kalon mbi 2 m. BURIMET UJORE

Komuna Topojan i përket një zone të pasur burime ujore,
të cilat në një reliev kryesisht të thyer formojnë Lumin e Topojanit, siç
njihet nga vendasit (Reka e Topojanit). Ky lum ndan përgjysmë grykën
shkëmbore të Vanave. Lumi krijohet nga bashkimi i dy degëve kryesore,
reka e Shtrezës me burim nga bjeshkët e Kallabakut dhe degës kryesore
me burim nga Bjeshkët e Okzherit e deri në Krue të Kuq. Gjarpëruese e
lumit është dhe rruga nacionale Kukës-Topojan-Shishtavec përgjatë
Vanave. Po ne lumin e topojanit drejt grykes se vanave jan ndertua disa hidrocentrale te vegjel qe do ndikojn ndjeshem ne permisimin e ketyre fshaterave me energji elektrike..por dhe ne permisimin e jetes ne pergjithesi. Gjithashtu verehet nje rikthim i banorve ne keto zona ,jo ne nje rikthim te perhershem pore rikthime zezonale duke bere te mundur edhe riparimin apo dhe ndertimin nga e para te shtepiave te cilat i braktin disa vite me pare.. rikthimi tregon se ne kto zona jan bere dhe po behen investime si ne rruge e ujsjellesa qe do ndikojn ndjeshem ne rritjen e permisimin e jeteses ne zonen e topojanit.

🌄 Të dashur miq të Sofrës së Topojanit 📅 Data 5 korrik po afron! Edhe 30 ditë na ndajnë nga një prej ngjarjeve më të buk...
01/06/2026

🌄 Të dashur miq të Sofrës së Topojanit

📅 Data 5 korrik po afron! Edhe 30 ditë na ndajnë nga një prej ngjarjeve më të bukura të verës për krahinën e Topojanit dhe gjith zonës tonë.

Të gjithë banorët e zonës së Topojanit të Kukësit, ku përfshihen të gjitha fshatrat e Grykës së Vanave e Lartë, pa përjashtuar asnjë, si dhe krahina e Gorës 🤗, do të mblidhemi së bashku për të festuar 🎉 “Festën e Bjeshkëve”.

🤝 Ftojmë të gjithë shokët, miqtë dhe dashamirësit tanë në Rrafshën e Lumës, në mbarë Shqipërinë 🇦🇱, në Kosovë 🇽🇰, në Maqedoninë e Veriut 🇲🇰 dhe kudo ku jetojnë bijtë e bijat tona, nipat e mbesat, miqtë me të cilët kemi ndarë bukë e zemër ndër vite.

Pavarësisht se ku ndodheni, brenda apo jashtë trojeve shqiptare, ju ftojmë të mblidhemi së bashku dhe të festojmë të dielën e parë të korrikut, nën tingujt e këngëve dhe muzikës tradicionale të krahinës sonë 🎶. Do të shijojmë gatimet tradicionale vendase 🍲 dhe mishin e mrekullueshëm bio 🐑 të bjeshkëve të Kroit të Bardhë dhe Kallabakut.

🙏 Ftojmë çdo biznesmen, çdo bir e bijë të kësaj zone, nipa e mbesa, emigrantë dhe dashamirës të Topojanit dhe zonës tonë
që kanë sadopak mundësi, të kontribuojnë për realizimin sa më të mirë të këtij eventi madhështor që po përgatisim këtë vit në bjeshkët e mrekullueshme të Topojanit të Kukësit.

Organizimi i një feste kaq të madhe dhe gjithëpërfshirëse nuk është i lehtë pa ndihmën e secilit prej jush që e ndien veten bir, bijë, nip apo mbesë të këtyre anëve. ❤️

📌 Çdo kontribut do të administrohet nga një komision prej 10 anëtarësh. Emrat dhe numrat e telefonit të tyre do të bëhen publikë sapo të përfundojë takimi organizativ që pritet të zhvillohet brenda
3 ditësh.

💝 Çdo kontributor është i mirëpritur, qoftë edhe me një shumë modeste, sipas mundësive që ka. Emrat e kontribuuesve do të publikohen në këtë faqe dhe në rrjetet sociale si fb apo tjetër të anëtarëve të komisionit organizues, për të garantuar transparencë të plotë.

📢 Po e bëjmë këtë njoftim pasi shumë bij e bija tanë emigrantë janë interesuar gjatë ditëve të fundit se ku mund të japin kontributet e tyre. Brenda kësaj jave do t’ju informojmë për mënyrën dhe adresën ku mund t’i dërgoni kontributet tuaja për ta bërë këtë festë sa më madhështore se vitet tjera.

✨ Këtë vit ju presin shumë surpriza, si në organizim ashtu edhe në programin festiv.

🙏 Zoti na ndihmoftë dhe na bashkoftë gjithmonë rreth vlerave tona!

01/06/2026

Marshallah🧿 na thanë mir se erdhët🤗🙏🏼Live nga rrafsha e "Jahës" kroi bardhë🤗
Sa dashuri na falën ktë mëngjes kta 2 bukurosha..marshalla🧿🙏🏼

31/05/2026

Topojani i Trimave..
I pari bajrakë🇦🇱
Ktë tokë të bekume..
E ka la me gjakë🔥

31/05/2026



31/05/2026


31/05/2026

Lagje "Teje" Topojan Kukës🤝🙏🏼

31/05/2026

Brekijë Kukës🤝🙏🏼

31/05/2026

Topojan Kukës🤝🙏🏼

31/05/2026

Turaj Kukës🤝🙏🏼

31/05/2026

Mos harroni nga vini🤝🙏🏼

Address

London

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Sofra e Topojanit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Sofra e Topojanit:

Share

Category