12/06/2023
MUSLI BERISHA
I lindur me 10 08.1954, Nikadin,
I martuar; bashkëshortja Shpresa, fëmijët: Urani, 1986, Afrora, 1988, Nik, 1994.
Edukimi - trajnime:
Shkolla fillore dhe Gjimnazi në Ferizaj; i diplomuar në Fakultetin Juridik, drejtimi Gazetari-Diplomaci në Universitetin e Prishtinës- Diplomë; Akademia Diplomatike në Tiranë- Diplomë; Tranjim 3 mujor në Integrimet Evropiane- hapja e negociatave të mundëshme për anëtarësim të Kosovës në OBT (Organizata Botërore e Tregëtisë), Prishtinë, 2007; Trajnim 1 mujor në Izrael, MASHAV-ARO, trajnim ndërkombëtar i përfaqsuesëve të 22 shteteve në “Procedurat e ruajtjes së frutave e perimeve pas vjeljes” Tel Aviv, 2012, si përfaqësues i programit KPEP, të USAID-it, Kosovë.
Gjuhët:
Shqip-amëtare; Angleze (e shkruar dhe e folur-përkthyes i autorizuar gjyqësor); gjuhët sllave; gjuha Turke, 60%.
Sekretar i Komisionit Zgjedhor për komunën e Ferizajt në zgjedhjet Parlamentare të vitit 1998.
Deri në vitin 2010, aktiv në politikë, Lidhja Demokratike e Kosovës.
Anëtar i kryesisë së degës në Ferizaj, dhe anëtar i Këshillit të Përgjithëshëm të LDK, në Prishtinë (një mandat). Një mandat, anëtar i Kuvendit Komunal të Ferizajt, deri në vitin 2005. Në 2010, isha kandidat për Ambasador i Republikës së Kosovës në Bullgari; nuk emërohem, por pastaj si i punësuar në programin KPEP të USAID-it, isha pjesë e ekipit e cila ka trajnuar një pjesë të zyrtarëve të cilët do të dërgoheshin në përfaqsitë diplomatike e konzulare të Kosovës!
Në vitin 2011, tërhiqem plotësisht nga politika dhe nuk jam anëtar i asnjë partie politike apo shoqate!
Përvoja tjera:
Autor i fejtoneve në rubrikën “zgjodhëm për ju” në gazetën “Bujku”- ish Rilindja, Prishtinë; Si, “Alcatrazi”; “Holivudi jo i amëshueshëm”, pastaj në “Zëri” “Disneyland” etj.
Në vitin 1997, udhëheqës i ekipit të RTV Prishtina, në përcjelljen e “Javës së kulturës Shqipëtare “ në Stamboll, për 8 ditë!
Autor i librit publicistik “Fanarët e Kosovës” 360 faqe botuar në 2004 dhe ribotuar në 2006, nga “Rozafa” Prishtinë. Libër ky, i krahasuar nga kryetari i shoqatës së shkrimtarëve të Kosovës, Adem Gashi, me dy autorë të letërsisë botërore; Gabriel Garsia Markez dhe Salman Ruzhdie!?
Pjesëmarrje për 10 vite në konkursin ndërkombëtar të fotografisë “Gjon Mili” në Galerinë e Arteve të Kosovës.
Gjashtë (6) fotografi me motive pune janë shpëblyer me vendin e parë në konkurse ndërkombtare të kompanive Amerikane, ku kam punuar nga viti 2001 deri 2021. Dhejtë të tjera me pejsazhe nga Shqipëria, janë futur në konkursin ndërkombtarë të “Wikimedia Loves Earth” Shqipëria, një foto ka zënë vendin e dytë dhe tjetra foto vendin e tetë. Mbi 1200 fotografi me motive nga Kosova - Shqipëria - bota, janë aktive në llogarinë time në FLICKR, me mbi 0.5 milion shikime.
Rrugën e kombit Vermicë-Rrëshen-Milot, e kam bërë këmbë në 2008, pak para se të hapet tuneli. SHBA-t, i kam kaluar autostop, që në vitin 1979!
Kam vizituar 48 vende të botës; 1250 vendbanime të Kosovës nga 1443, sa ka gjithsejt.
Gjithashtu, kam vizituar Shqipërinë nga Vërmoshi në Konispol, nga Korabi në Jezercë-Leskovik e Voskopojë- kanjonin e Osumit (rafting), Tomor-Këlcyrë-Përmet- Gramsh e Drume, Lin, Theth e Valbonë dhe vazhdoj tutje të jem se paku tri fund javë të secilit muaj, në Shqipëri, dimër e verë.
Për 20 vite, kam punuar në oragnizata dhe kompani ndërkombëtare në dobi të Kosovës dhe Shqipërisë. Nga viti 1998- 24 Mars 1999 i punësuar në OSBE, HQ Prishtinë; Për 2 muaj kam qëndruar në Kosovë, gjat luftës dhe bombardimeve të NATO-s, kundër caqeve Serbe, për të kaluar familjen në Maqedoni (Kampi Stankovec 1), vetëm 15 ditë para se të pëfrundoj lufta dhe të bëhem pjesë e njësisë së parë të paratrupave të NATO-s- KFOR-it Anglez, në Maqedoni, njësia e parë e cila futet në Kosovë, me desant ajëror më 12. 06. 1999, si përkthyes.
Pastaj, isha i punësuar në UNWFP (Fondi Botëror i Ushqimit) deri në vitin 2000.
Për 20 vite punova në kompanitë më të fuqishme këshilldhënëse Amerikane, si kontraktore të USAID-it, në rindërtimin e Kosovës: Parsons Delaware Inc.; Chemonics; Booz|Allen|Hamilton dhe në fund Tetra Tech ARD. Në pozita të ndryshme; si specialist i marrëdhënieve me publikun, marketingut, promovimit të kontraktimit dhe ndërlidhjes së agrobizneseve të Kosovës dhe Shqipërisë me tregjet EU-botërore. Menaxher i shtandit të përbashkët Kosovë -Shqipëri në panairin me të madh në Amerikë- Fancy Food Show, Nju Jork në 2009; 2010; 2011.