Shala e Bajgores

Shala e Bajgores Shala e Bajgores

17/11/2025
17/11/2025
Bashkëvendasi jone nga Kovaçica kanditat per asamble komunale nga lista e Levizjes Vetëvendosje garon me numer 7
03/10/2025

Bashkëvendasi jone nga Kovaçica kanditat per asamble komunale nga lista e Levizjes Vetëvendosje garon me numer 7

7. Bajram Istrefi, i lindur më 10 maj 1989, shkollimin fillor e kreu në fshatin Bajgorë, në shkollën “Mehë Uka”, ndërsa shkollën e mesme e përfundoi në Shkollën Ekonomike “Hasan Prishtina” në Mitrovicë. Studimet universitare i vijoi në Kolegjin AAB, në drejtimin Shkenca Politike, ku fitoi njohuri të rëndësishme në fushën e politikave publike dhe administrimit.

I rritur në një familje punëtore, Bajrami është djali i një ish-minatori të Trepçës, nga i cili ka trashëguar ndjenjën e përgjegjësisë, përkushtimit dhe dashurinë për Mitrovicën dhe punëtorët e saj.

Në aspektin profesional, ai është një afarist i suksesshëm, duke udhëhequr me përkushtim kompaninë e tij të mobilieve në fushën e zdrukthtarisë. Përmes punës së tij ka kontribuar në zhvillimin e biznesit vendor dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Ai ka marrë pjesë në dhjetëra trajnimet profesionale, duke u certifikuar nga organizata të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, gjë që i ka shtuar përvojë dhe aftësi të shumta menaxheriale, organizative e shoqërore.

Bajram Istrefi është pjesë aktive e Lëvizjes VETËVENDOSJE! që nga viti 2020, ku ka dhënë kontribut të vazhdueshëm në aktivitete politike e shoqërore, duke u dëshmuar si një zë i fuqishëm për qytetarët e Mitrovicës.

Në zgjedhjet e 12 tetorit, ai kandidon për Asamblenë Komunale të Mitrovicës me numrin 7, në listën fituese të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

08/02/2025
03/02/2025
28/01/2024

Teksa kemi filluar vitin 2024, Ministria e Ekonomisë kemi vendosur top tri prioritetet e punës tonë, të cilat përfshijnë:

- Ndërtimin e kapaciteteve të erës prej 150 megavatë për gjenerim të energjisë elektrike përmes ankandit për të siguruar konkurrencë e çmime të favorshme;

- Hyrjen në fuqi të programit kompakt me MCC për ndërtimin e baterive të cilat mundësojnë integrimin në rrjet të kapaciteteve të energjisë së ripërtërishme të cilat po i ndërtojmë; si dhe

- Zhvillimin e mëtutjeshëm të ndërmarrjeve publike, me fokus të veçantë tek realizimi i investimeve në Trepçë

Address

Mitrovica

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shala e Bajgores posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share