Vinarc i Eperm

Vinarc i Eperm Fshati Vinarc i Epërm Mitrovice

🚫 NDALONI HEDHJEN E MBETURINAVE DHE GËRMADHAVE! 🚫Në rruga "Vigu" buze lumit ibër mbeturina të hedhura përball restaurant...
25/05/2026

🚫 NDALONI HEDHJEN E MBETURINAVE DHE GËRMADHAVE! 🚫

Në rruga "Vigu" buze lumit ibër mbeturina të hedhura përball restaurant Vigu ose afer ures që lidh f. Vinarc dhe f.Koshtove.
Hedhja e mbeturinave në hapësira publike është e papranueshme dhe e dënueshme me ligj.
Secili person që kapet duke hedhur mbeturina apo gërmadha do të lajmërohet menjëherë në Polici.
📸 Apel për qytetarët e nderuar:
Nëse shihni dikë duke hedhur mbeturina, mjafton një foto dhe dërgojeni këtu në faqen time.
Unë personalisht do ta raportoj rastin në Polici.
🙏 Ju lutem, ta mbajmë ambientin tonë të pastër, për ne dhe për gjeneratat që vijnë.

Me respekt L.Hasani

23/05/2026

Një ditë pranvere, plot frymëzim në vendlindjen tonë 🌺🌸

29/04/2026

-Njoftim për Urën e rugës "VIGU"

Të nderuar banorë të fshatit Vinarc i Epërm,

Si përfaqësues i fshatit, unë, L. Hasani, ju njoftoj se i jam drejtuar Kuvendit Komunal, përkatësisht Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës (D.Sh.P.I), me një kërkesë për intervenim dhe rregullim të mbrojtëseve të urës që lidh rrugen "Vigu" me fshatin Koshtovë.

Kërkesa zyrtare.

Të nderuar,

Në cilësinë e përfaqësuesit të fshatit Vinarc i Epërm, unë, Lulzim Hasani, përmes kësaj kërkese ju drejtohem Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës (D.Sh.P.I), në adresim të Drejtorit përgjegjës, për të kërkuar ndërhyrje urgjente në rregullimin e mbrojtëseve të urës që lidh rrugën “Vigu” me fshatin Koshtovë.

Kjo urë shfrytëzohet çdo ditë nga nxënësit e fshatit për vijimin e procesit mësimor në shkollën e fshatit Koshtovë. Aktualisht, mbrojtëset anësore të urës janë të dëmtuara dhe paraqesin rrezik serioz për sigurinë e nxënësve dhe qytetarëve që e përdorin këtë kalim.

Duke marrë parasysh rëndësinë e kësaj ure për nxënësit dhe komunitetin, kërkojmë që të ndërmerren masa urgjente për sanimin dhe sigurimin e urës, në mënyrë që të parandalohet çdo rrezik i mundshëm.

Në bashkëngjitje të kësaj kërkese gjenden edhe fotografit që dëshmon gjendjen e dëmtuar të anësoreve të urës.

Nr i protokolit të kerkeses. 09-343/04-0023502
Date: 28.04.2026

Me respekt,
Lulzim Hasani
Përfaqësues i fshatit Vinarc i Epërm.

28/04/2026

Njoftim!

Të nderuar banorë të fshatit Vinarc i Epërm,

Si përfaqësues i fshatit, unë, L. Hasani, ju njoftoj se i jam drejtuar Kuvendit Komunal, përkatësisht Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës (D.Sh.P.I), me një kërkesë për intervenim dhe rregullim të mbrojtëseve të urës së njohur si “Ura e Kuqe”.

Kjo urë lidh fshatin Vinarc të Epërm me fshatin Koshtovë dhe ndodhet pranë rrugës së quajtur “Lagjja Nimani”. Duke qenë se kjo urë shfrytëzohet çdo ditë nga banorët, rregullimi i saj është i domosdoshëm për të garantuar sigurinë e të gjithë qytetarëve.

Kërkesa zyrtare është kjo.

Të nderuar.

Në cilësinë e përfaqësuesit të fshatit Vinarc i Epërm, unë, Lulzim Hasani, përmes kësaj kërkese ju drejtohem për të kërkuar ndërhyrje urgjente në rregullimin e mbrojtëseve të urës së njohur si “Ura e Kuqe”.

Kjo urë, e cila lidh fshatin Vinarc me fshatin Koshtovë dhe ndodhet pranë rrugës “Lagjja Nimani”, aktualisht është në gjendje jo të mirë dhe paraqet rrezik për banorët që e përdorin çdo ditë.

Duke marrë parasysh rëndësinë e kësaj ure për qarkullimin dhe sigurinë publike, kërkoj që nga ana juaj të ndërmerren masa të menjëhershme për sanimin dhe sigurimin e saj.

Në bashkëngjitje të kësaj kërkese gjendet edhe fotografit që dëshmojn dëmtimin e anësoreve të urës.

Kërkesa : Me nr dhe date protokoli: 09-352/01- 001942. Date: 10.04.2026

Me respekt,
Lulzim Hasani
Përfaqësues i fshatit Vinarc i Epërm.

“Njoftim nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës për personat me aftësi të kufizuara.”
22/04/2026

“Njoftim nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës për personat me aftësi të kufizuara.”

20/03/2026

Të ndëruar banorë të fshatit Vinarc i Epërm,

Me rastin e festës së shenjtë të Fitër Bajramit, kam nderin dhe kënaqësinë t’ju uroj nga zemra: Gëzuar Bajramin!

Uroj që kjo festë e bekuar të sjellë paqe, harmoni, shëndet dhe begati në çdo familje të fshatit tonë. Le të na bashkojë më shumë dashuria, respekti dhe solidariteti mes njëri-tjetrit, ashtu siç na ka hije si komunitet.

Zoti ju pranoftë lutjet dhe sakrificat, dhe ju shpërbleftë me të mira të shumta!
Gëzuar dhe për shumë mote! 🌙

Me respekt,
Përfaqësuesi i fshatit Vinarc i Epërm: Lulzim Hasani.

Të nderuar banorë të fshatit Vinar i Epërm,Unë, si përfaqësues i fshatit, dua ta falënderoj në emër të gjithë banorëve d...
07/03/2026

Të nderuar banorë të fshatit Vinar i Epërm,

Unë, si përfaqësues i fshatit, dua ta falënderoj në emër të gjithë banorëve dhe në emrin tim personal Alfred Behramin për punën vullnetare që bëri sot.

Kjo punë ishte shumë e nevojshme për banorët, sepse lidhja e rrugës së Vigut me rrugën kryesore, për shkak të këtyre lisave, nuk kishte pamje të mjaftueshme për kyçje të sigurt në rrugë.

këti djaloshi nuk ka nevojë t’i thuash dy herë. Mjafton t’i flasësh një herë dhe ai e kryen punën ashtu si është më së miri.

Alfredi është një djalë shumë i vyer, punëtor dhe i respektuar në fshatin tonë dhe në qytetin tonë. Faleminderit për kontributin dhe shembullin e mirë që po jep për komunitetin.

Me respekt L.Hasani

Faleminderit për intervenimin Kryetarit të Komunës së Mitrovicës, z. F. Peci.   Dua ta falënderoj Komunën për intervenim...
09/01/2026

Faleminderit për intervenimin Kryetarit të Komunës së Mitrovicës, z. F. Peci.
Dua ta falënderoj Komunën për intervenimin me hedhje të kripës në rrugë, i cili ishte më se i nevojshëm, pasi rrugët ishin të ngrira plotësisht.
Në veçanti në Rrugën Vigu, Rrugën e Bunari dhe Rrugën Vëllezërit Nimani.
Ky intervenim ka lehtësuar qarkullimin dhe ka rritur sigurinë për të gjithë qytetarët.

Me respekt,
Përfaqësuesi i fshatit
Lulzim Hasani.

🚫 NDALONI HEDHJEN E MBETURINAVE DHE GËRMADHAVE! 🚫Hedhja e mbeturinave dhe e gërmadhave të shtëpive në hapësira publike ë...
18/12/2025

🚫 NDALONI HEDHJEN E MBETURINAVE DHE GËRMADHAVE! 🚫

Hedhja e mbeturinave dhe e gërmadhave të shtëpive në hapësira publike është e papranueshme dhe e dënueshme me ligj.
Secili person që kapet duke hedhur mbeturina apo gërmadha do të lajmërohet menjëherë në Polici.

📸 Apel për qytetarët e nderuar:
Nëse shihni dikë duke hedhur mbeturina, mjafton një foto dhe dërgojeni këtu në faqen time.
👉 Unë personalisht do ta raportoj rastin në Polici.

🙏 Ju lutem, ta mbajmë ambientin tonë të pastër, për ne dhe për gjeneratat që vijnë.
Respekti për mjedisin është respekt për vetveten!

Me respekt L.Hasani

Vjeshta në Vinarc të Epërm ka një magji ndryshe…Gjethet që mbulojnë rrugët, freskia e ajrit dhe qetësia e fshatit ta qet...
23/11/2025

Vjeshta në Vinarc të Epërm ka një magji ndryshe…
Gjethet që mbulojnë rrugët, freskia e ajrit dhe qetësia e fshatit ta qetësojnë shpirtin.
Në çdo hap ka ngjyrë, ka nostalgji dhe një bukuri që vetëm Vinarci din me ta dhuru.”

Address

Rr. Martiret E Kombit
Mitrovica

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Vinarc i Eperm posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Vinarc i Eperm:

Share

Category