25/07/2014
Martesa është nevojë, obligim, rregull, kurorëzim apo kufizim dashurie?
Martesa është simbol i dashurisë! Martesa është një institucion i shenjtë. Është një hap i rëndësishëm në jetë…..fillon krijimi i një familje të re…. Është dëshira e dyanshme e dy personave për të kaluar jetën bashkë. Është një finalizim i shumë gjërave në jetë!!! Martesa është një fillimi i krijimit të një famlijeje të re, pasi mendon se ke gjetur personin e duhur për të krijuar këtë familje! Martesa është shkolla më e mirë e rendit, e mirësisë, e njerëzisë. Është dëshirë e jona për t’u ndier të plotfuqishëm ndaj dashurisë.
Martesa është besëlidhja e dashurisë midis dy personave. Martesa është kurorëzimi i ndjenjave të dashurisë dhe respektit të sapomartuarve. Është një hap i rëndësishëm, ku pas këtij hapi mund të jemi të lumtur, ku pa marrë parasysh shqetësimet që mund të na gjejnë, pa marrë parasysh vështirësitë në të cilat do të hasim në rrugën tonë të jetës, pa marrë parasysh sëmundjet dhe rrethanat e padëshiruara, çdoherë do t’i presim ato sikur ta kemi pas shpine një fortesë të sigurtë dhe në brendësinë e së cilës do të mund edhe për pak kohë t’i lëmë anash të gjitha streset dhe frikën dhe të jemi të dashur nga dikush. Martesa është bashkimi ligjor i dy individëve femër-mashkull, bashkim ky i miratuar nga shoqëria, familja, ligji….dhe që ndajnë së bashku marrëdhëniet kulturore, ekonomike, seksuale etj, etj…………
Martesa nuk është obligim…por një vendim i marrë nga të dyja palët! Martesa nuk është kufizim i dashurisë!!! Të martohesh s’do të thotë se të kufizohet dashuria drejt personit që do madje shtohet dhe më shumë kjo dashuri…Askush nuk mund të jetë i sigurt për dashuri të përhershme, pasi asnjëherë nuk dihet se ç’ndodhë në jetë dhe kurrë mos thuaj kurrë… Martohemi duke premtuar dashuri të përjetëshme…duke shpresuar që do ia arrimë kësaj, por duke mos qenë asnjëherë të sigurtë. Por kur marrëdhënia është e sinqertë, e shëndoshë dhe menaxhohet mirë nga të dy palët, edhe martesa do jetë e bukur.
Studio NILI