20/07/2026
Në fokus: “Hijet e Shijes”: Një hulumtim etnografik i hapësirave të ushqimit në Prishtinë
Hijet e Shijes është një publikim që gjurmon shijet, kujtimet dhe hapësirat e ushqimit që kanë formësuar jetën e përditshme të Prishtinës.
Përmes hulumtimit etnografik të Enis Bytyqit dhe Tesa Kabash*t, publikimi sjell historitë e byrektoreve, gjellëtoreve, restoranteve dhe ëmbëltoreve si bartëse të kujtesës kolektive dhe pjesë e mozaikut të identitetit urban të qytetit. Duke ndjekur zhvillimin e tyre nga vitet ’70 e deri më sot, botimi dokumenton mënyrën se si këto hapësira jo vetëm kanë ushqyer banorët e Prishtinës, por edhe kujtesën dhe historinë e saj.
Ky publikim është zhvilluar në kuadër të Heritage Space Fellowship, implementuar nga CHwB Kosova, dhe është në dispozicion për sh*tje në shqip dhe anglisht.
❗️Sot jemi hapur deri në 19:00 — ejani na vizitoni.