23/07/2026
Një tjetër moment i rëndësishëm për rrugëtimin ndërkombëtar të filmit tonë.
Pas premierës botërore në Festivalin e Filmit në Cannes, “DUA”, nga Blerta Basholli (Blerta Basholli) do të ketë premierën rajonale në garën kryesore të Sarajevo Film Festival, një prej festivaleve më prestigjioze të filmit në Evropën Juglindore.
Ky sukses është rezultat i punës, përkushtimit dhe pasionit të një ekipi të jashtëzakonshëm krijues dhe produksioni.
Falënderojmë regjisoren Blerta Basholli, producentët Valon Bajgora , Yll Uka dhe Agon Uka, bashkëproducentët Britta Rindelaub , Thomas Reichlin dhe Amaury Ovise, si dhe kastën e mrekullueshme: Pinea Matoshi , Vlera Bilalli, Yllka Gashi , Kushtrim Hoxha, Kaona , Andi Bajgora dhe Fiona Abdullahu .
Mirënjohje e veçantë për ekipin tonë artistik dhe teknik, i cili i dha jetë këtij projekti: Lucie Baudinaud, AFC (drejtoreshë e fotografisë), Jetmir Zenelaj (menaxher i produksionit), Enis Saraçi (montazh), Ivo Trajkov (konsulent i montazhit), Leonora Mehmeti (kostumografi), Sasho Blazhevski (skenografi), Audrey Ismaël (muzika origjinale), Philippe Ciompi (miksimi i zërit), Xavier Lavorel (redaktimi i dialogut), Guillaume Baurez (supervizimi muzikor), Charles Fréville (kolorizimi), Alicia Ferro (mbikëqyrëse e skenarit), (asistenti i parë i regjisë), Dafina Gjikolli (drejtoreshë e kastimit dhe asistente e dytë e regjisë), si dhe të gjithë anëtarët e ekipit artistik dhe teknik, puna e të cilëve ishte thelbësore në realizimin e filmit.
Falënderojmë gjithashtu partnerët tanë të post-produksionit IMCPP – In My Country Post Productions (Prishtinë), Masé Studios Genève (Gjenevë), Micro Climat (Paris) dhe Digital District (Paris) për kontributin e tyre në post-produksion dhe efektet vizuale.